Zgjedhjet ne SHBA sondazhet Diference e vogel mes Obames dhe Romnit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rivali i tij republikan sipas sondazheve më të fundit janë shumë pranë njëri tjetrit. Edhe për presidentin Obama ka ardhur koha që të marrë masa sidomos në prag të konventës së demokratëve në Sharlot në Karolinën e Veriut. Sipas sondazheve por të mbështetur dhe nga analistët politikë, ka qenë pikërisht konventa e republikanëve në Tampa ajo që ka afruar dhe aq shumë të dy kandidatët me njëri tjetrin. Prërballë mbështetësve të tij Obama ëshët shprehur se republikanët janë të vendosur në garën e tyre, dhe kundër fishkëllimave të publikut ai është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk duget të kundërshtojnë por duhet të shkojnë të votojnë. 45 për qind për të dy kandidatët. Por Obama gjatë kësaj jave pritet të bëjë një lëvizje që mund të përbëjë ndryshimin. Mit Romni ka arritur të marër vetëm 25 për qind të votave në komunitetin e latino amerikanëve. Një përqindje që për Obamën është 45 për qind. Dhe është pikërisht në këtë fushë që do të luhet dhe sfida më e rëndësishme për votën e 6 nëntorit.