E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euromax ne Shengjin rrjeti i supermarketit me 19 dyqane

Euromax në këtë sezon turistik vjen më pranë konsumatorëve me një dyqan të ri në qytetin e Shëngjinit, në një ambient komod dhe me një shumëllojshmëri produktesh. Në inagurimin e supermarketit ishte i pranishëm përfaqësuesi i Euromax, shefi i departamentit operacional, Tane Anghel.

Sipas drejtoreshës së Marketingut të Euromax, znj.Bora Pollozhani numri i rrjetit të supermarketeve me filialin e Shëngjinit arrin në 19. Supermarketi në qytetin e Shëngjinit do të jetë sezonal deri në shtator duke iu ofruar mundësinë banorëve, pushuesve dhe turistëve që të blejnë produkte cilësore, me cmime të pranueshme dhe mbi të gjitha të garantuara. Klientët e parë përshëndeten hapjen e Euromax në Shëngjin.

Dyqani më i ri i rrjetit të supermarketëve Euromax është hapur në rrugen kryesore të qytetit të Shëngjinit,me një sipërfaqe 140 metra katror duke ofruar mbi 2 mijë artikuj.Sipas drejtoreshës Pollozhani, Eromax do të hapë së shpejti edhe 4 dyqane të tjera në Tiranë Lezhë dhe Shkodër.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›