Rrugët burim aksidenti, mungojnë kapakët e pusetave në Fier

Në rrugët kryesore të qytetit të Fierit, mungojnë kapakët e pusetave. Shqëtësimi në këtë rast është i drejtuesve të automjeteve dhe i banorëve, të cilët e shohin si burim akisdenti.
Ndërsa autoritetet e Bashkise e kanë konsideruar këtë mungesë të kapakëve, si vjedhje që bëhet nga vetë qytetarët e Fierit. Këto puseta janë të hapura dhe në rastin më të keq janë të mbushura me mbetje në segmentet kryesore të qëndrës së Fierit si në Unazën e qytetit apo në lagjen "1 maji". Kalimtarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë nga autoritetet vendore marrjen e masave.
E gjithë situata është e krijuar sepse banorët i vjedhin këta kapakë, duke i tregtuar për skrap. Nga vëzhgimi i bërë nga Ora News edhe lagjet si “Kryengritja e Fierit”, “Liri Gëro”, “Apollonia”, “Kastriot” rruga “Skenderbeu” situata është e njëjtë, sa i përket gropave në rrugë, që fare lehtë nga mungesa e ndricimit, mund të jenë burim aksidenti.