Kuçi çohet lugat!
Ish-polici i Serbisë, Hajredin Kuçi, ministër i ‘Drejtësisë’ serbe të Kosovës ka dekoruar me çmimin ‘Heroi Sali Çekaj’ për kontribut në drejtësi Ivan Çukaloviçin, nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Enver Hasanit.
Ivan Çukaloviçi është shok i ngushtë i kriminelit Sheshel.
Përpara se Hashim Thaçi ta bëjë nënkryetar të Enver Hasanit, Ivani ishte anëtar i partisë radikale serbe të Vojisllav Sheshelit dhe mbrojtës i tij në Hagë.
Hajredin Kuçi e ka bërë sistemin e drejtësisë morg me dritare. Hajredin Kuçi e ka vrarë dhe e ka masakruar emrin e heroit Sali Çekajt për herë të dytë, duke ia dhënë çmimin në emër të tij bashkëpunëtorit të Sheshelit.
Nuk është koincidencë, nuk është rastësi, nuk është lëshim, thjesht profesor Balhtazari i kryeministrit Thaçi po e çon në vend amanetin e mixhës së tij hetuesit antishqiptar Metë Kuçit, që urrente shqiptarët dhe ua bënte më zi se Shesheli, intelektualëve patriotë gjatë seancave hetimore për atdhedashuri ua thyente dhëmbët me dara e i maltretonte derisa ua nxirrte shpirtin.
Bashkëpunëtorët shqiptarë të Serbisë po u japin mirënjohje vrasësve të popullit shqiptar.
Krimi që e ka bërë Hajredin Kuçi, është epitaf në gurin e varrit të tij.
Këtu ‘prehet’ ai që shpërbleu vrasësit serbë me mirënjohjen në emrin e heroit shqiptar.
Ministria e Drejtësisë sot është kati i 6-të i Dante Alighierit.
