Fakti/Shqiptarët masivisht blejnë prona nëpër Serbi!
Shqiptarët masivisht blejnë prona nëpër Serbi!(“Albanci masovno kupuju imanja u Srbiji!”) me këtë titull ka dalë sot gazeta serbe "Alo" në faqen e parë duke alarmuar opinionin, sidomos autoritetet serbe nga “rreziku” i shqiptarëve që gradualisht po i futen në zemër të Serbisë duke ju blerë pronat e apartamentet, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Pronat blihen nëpërmjet ndërmjetësuesve serb ku vetëm në qytetin e Nishit janë qindra shqiptarë pronarë të tokave dhe aparatmenteve. Pasaferë me
"blerjen e adresës", Shqiptarët e Kosovës filluan masivisht të blejnë banesat dhe pronat në brendësi të Serbisë në bazë të qëndrimit në pritje të pasaportës serbe e cila do t’ju garantonte të udhëtojnë pa viza nëpër shtetet e BE-së me viza Schengen. "Shqiptarët serbëve, më së shumti të zhvendosur nga Prishtina dhe rrethina e saj kanë dhënë të hollat për të blerë apartamente dhe troje duke i regjistruar në emër të tyre. Pastaj, me një marrëveshje interne me të cilën një shqiptar i jep borxh një sasi të madhe të hollash një serbi me vlerë të një apartamenti dhe ai në pamundësi t’ia kthejë borxhin në afat të caktuar, ai ja premton banesën në vlerë të të hollave. Për këtë ndërmjetësim, serbët kanë marrë qindra-mijëra euro" shkruan kjo gazetë serbe. Gazeta në fjalë shkruan më pastaj se ndërrimi i vendbanimeve në Serbinë qendrore është bërë joshëse nga shqiptarët e Kosovës pas liberalizimit të vizave, meqë aty pasaporta kosovare biometrike nuk bën punë për daljen jashtë, në vendet perëndimore… » Kështu që shqiptarët përmes avokatëve kanë nisur me të madhe të blejnë banesa nëpër qytete të mëdha të Serbisë, por edhe në Vojvodinë dhe mjediset e tjera, të cilët përmes pronësisë mund të paraqesin vendbanimin, çka de jure ju mundëson për tu pajisur me pasaportën serbe e dokumente tjera. Policia serbe është njohur me truket e reja të shqiptarëve në fushatën serbe për të dokumentuar dhe të marrë atë rast, nga koha që ky botim ne nuk kanë arritur të gjejnë në Ministrinë e Brendshme, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Mirëpo, kohën e fundit, blerja e apartamenteve nëpër qendra të mëdha vërehet një rënie, por kosovarët iu kanë drejtuar blerjeve të pronave nëpër disa qendra tjera si Kurshumlia, Kragujevci, Leskovci, Vranja etj…ku çmimet e tyre sillen prej 5.000 deri në 6.000 euro. "Paraqitja masive ka filluar para tre viteve kur edhe filloi liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Nëpërmjet njerëzve këtu në Serbi shqiptarët kanë paraqitur adresën kinse jetojnë në Serbi, duke dhënë të holla të shumta" thonë burime të policisë për gazetën “Alo” ku thuhet se kanë paguar 3000 deri 4000 euro pronarëve që ti regjistrojnë si qytetarë të Serbisë në adresat e banorëve serbë.