Kuçi niset për në Bruksel

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel, me ç’rast gjatë qëndrimit atje do të takohet me zyrtarë të lartë për bashkëpunim me Bashkimin Evropian (BE).
Bëhet e ditur se gjatë takimeve të Kuçit me zyrtarët nga BE-ja do të diskutohen çështje të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për statusin e dialogut për liberalizimin e vizave nga perspektiva e drejtësisë.
Ndërsa në takime të nivelit të lartë të BE-së, zëvendëskryeministri Kuçi pritet të diskutojë tema të cilat lidhen me dinamiken e zhvillimeve të fundit në vendin tonë dhe të tjera që planifikohen të zhvillohen.