Adriano luan pas 262 ditësh

Sulmuesi brazilian Adriano është rikthyer në fushën e lojës pas 262 ditësh mungese, pas lëndimit të tetivës së thembrës.
Ylli i dikurshëm i Interit u paraqit për 12 minuta në fitoren e Corinthiansit ndaj Atletico Goianiense 3-0 në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit brazilian.
Ishte ky debutimi i Adrianos për skuadrën nga Sao Paolo duke pasur parasysh se pas nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti, ai ishte lënduar në stërvitje.
Adriano në Corinthians erdhi pas aventurës së shkurtër te Roma.