Amerikanët kërkojnë të vërtetën për UFO-t

Më shumë se 7500 persona nënshkruan një peticion,duke kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që “edhe zyrtarisht të prononcohen për praninë e jashtëtokësorëve dhe menjëherë të publikojë të gjitha arkivat nga të gjitha agjencitë dhe shërbimet ushtarake, të cilat kanë lidhje me këtë fenomen”.
Nëse kjo kërkesë arrin të mbledhë më shumë se 17.000 nënshkrime deri më 22 tetor, Shtëpia e Bardhë premtoi se do të reagojë.
Nismën për peticion e ndërmori Stephen Bassett, i cili filloi lobimin në Washington për këtë çështje që para 15 viteve. Në kërkesë përmendet se qindra zyrtarë publikisht e kanë pranuar kontaktin njerëzor me jetën jashtëtokësore, ndërsa Bassett thotë se gjysma e amerikanëve besojnë në UFO dhe jashtëtokësorë.
“Njerëzit kanë të drejtë të dinë dhe të ballafaqohen me të vërtetën”, shkruan “Daily Mail”.