Shkatërrohet këndi i lojrave 1 muaj pas ndërtimit
Keqpërdorimi i lojrave të ardhura në Fushë-Arrëz vetëm 20 ditë më parë nga Austria dhe mungesa totale e kujdesit, kanë bërë që në mjediset argëtuese të fëmijëve tashmë të mos funksionojë asnjë lodër.
FUSHE-ARREZ- Pa mbushur një muaj nga përfundimi i punimeve, shkatërrohet këndi i lojrave për fëmijë në qytetin e Fushë-Arrëzit.
I ndërtuar nga Bashkia e këtij qyteti në bashkëpunim me një projekt zviceran dhe Misionin bamirës Shën Jozefi. Këndi i lojrave nuk mundi ti rezistojë shkatërrimit duke dalë jashtë funksionit ende pa u përuruar.
Keqpërdorimi i lojrave të ardhura vetëm 20 ditë më parë nga Austria dhe mungesa totale e kujdesit, kanë bërë që në mjediset argëtuese të fëmijëve tashmë të mos funksionojë asnjë lodër.
Askush nuk di të tregojë se cfarë ka ndodhur, ndërsa shkatërrimi duket se ka ardhur nga mungesa e përgjegjshmërisë. Jo pak përgjegjësi për atë se cfarë ka ndodhur duhet të mbajë edhe Bashkia e qytetit verior e cila nuk vendosi një mbikqyrës në objektin e ri i cili tashmë për fëmijët e Fushë-Arrëzit ka mbetur si një kujtim i bukur i së shkuarës. (e.n/News24/BalkanWeb)