Berisha: 1 vit më parëvotuam të lire, kjoprova për integrimin
TIRANE-Ndërsa sot shënohet 1 vit nga votimi parlamentar në Shqipëri, standartet e zgjedhjeve vlerësohen nga mazhoranca, por jo nga opozita që vazhdimisht i quan ilegjitime.
Kryeministri Sali Berisha theksoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kanë qenë më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Në këndvështrimin e Berishës gjatë gjithë këtij viti që prej zgjedhjeve nuk është dhënë asnjë provë për manipulimin e tyre pasi ato ishin në fakt të lira e të ndershme.
“Zgjedhjet ishin të lira, jo vetëm për 28 Qershorin, por dhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, zgjedhjet e vjetshme ishin më të mirat që janë zhvilluar ndonjëherë, pasi nuk pati manipulim”.
Berisha këmbënguli se pavarësisht nga zhurma që shoqëroi procesin pas elektoral nuk pati asnjë shqiptar të humbur.
Mandej ai theksoi se gjen rastin të riftojë opozitën të ushtrojë funksionet politike në cdo cështje që i takon dhe se i liron të gjitha hapësirat për ta bërë Kodin Zgjedhor sic dëshiron.
“Sot është një ditë, të cilën unë shfrytëzoj rastin të ftoj opozitën në interes të saj dhe të vendit të ushtrojë të gjitha funksionet dhe rolin që i përket. Unë zotohem ta garantoj atë se mbetem i vendosur që opozita të ketë të drejtë të hartojë kodin zgjedhor”, tha Berisha duke shtuar se “është koha që opozita të japë kontributin e saj në të gjitha reformat dhe duhet të qartësoj para shqiptarëve se në të gjtiha ligjet ku opozita të flasë dhe të bëjë cdo amendament dhe mazhoranca do ti pranojë ato qoftë Gjykatën Kushtetuese, kodin elektroal, imunitetin.
Duke mbetur tek cështja e zgjedhjeve, Berisha theksoi se zgjedhjet përvecse të lira e të ndershme kishin dhe një kosto të lartë, kjo për shkak të dokumentave që u përdorën për votim. “Zgjedhjet kushtuan a 40 milionë euro”.
Por, sipas kryeministrit, kjo nuk është asgjë para rrugës së integrimit që iu hap Shqipërisë nga procesi i ndershëm zgjedhor. “Jo më parg se mesi i javës që kaloi, parlamenti europian dhe komisioni i tij i jashtëm të vendosën të votojnë me një unanimitet të paparë mbështetjen për vizat në Shqipëri. Prova e këtij besimi ishte pikërisht 28 Qershori”.
Zgjedhjet e 28 Qershorit, do të jenë zgjedhjet që do të mbeten gjatë në memorjen e popullit shqiptar, pasi hera e parë që opozita bojkotoi për 6 muaj Kuvendin në shenjë mosnjohjeje të procesit zgjedhor, që sipas opozitës u manipulua.
PS kërkoi transparencë të plotë të zgjedhjeve duke kërkuar hapjen e kutive të votimit për të rishikuar rezultatin, Kërkesa u hodh poshtë nga kryeminsitri Sali Berisha, pasi sipas tij, kërkesa është ilegjitime dhe se shkel Kushtetutën.
Por, në vazhdën e kërkesave pëer transparencë, opozita organizoi protesta në mbarë vendin, ku më e madhja ishte ajo në Tiranë, që nisi mbrëmjen e 30 Prillit duke u shoqëruar me nëj grevë masive rreth 20 ditëshe.
Debatet rreth zgjedhjeve u vunë dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve që më shumë se njëherë i kërkuan forcave politike të dialogojnë, ti japin fund mosmarrëveshjeve dhe ta zgjidhin cështjen sipas ligjeve dhe kushtetutës së Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)