Një vit pas zgjedhjeveDokle: Qeveria mbanpeng vendin
TIRANE- Kur ka kaluar një vit nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj për ngërcin politik në vend. Gjatë një deklarate për shtyp, deputeti Namik Dokle tha se qëndrimi bllokues i mazhorancës për një vit, po e con demokracinë në kthetrat e autoritarizmit, ekonominë në falimentim, institucionet në litarin e qeverisë dhe parlamentin në ngërc permanent.
“Evropa kërkon konsensus, opozita ka bërë hapa të jashtëzakonshëm drejt konsensusit, duke vlerësuar mbi të gjitha interesat e vendit, por qeveria vazhdon të mbajë peng votën e lirë në kutitë e mbyllura!”, theksoi Dokle.
Partia Socialiste i bën thirrje kryeministrit Berisha të pranojë transparencën dhe dialogun dhe ti hapë rrugë demokracisë.
Duke cituar rezolutën e Parlamentit Evropian, deputeti i PS-së, tha se kjo rezolutë kërkon një sistem drejtësie të pavarur, “ndërsa maxhoranca i heq edhe gurin e fundit duke i imponuar votim të hapur dhe presion politik ekstrem mbi organet më të larta të së drejtës”.
“Rezoluta evropiane bën thirrje që të përmbushen kriteret e Kopenhagenit pa të cilat nuk ka integrim, maxhoranca e trajton demokracinë si një tavolinë kompekai, në të cilën korrupsioni po gërryen shtetin dhe çdo familje shqiptare që paguan dëmet katastrofike të familjes qeveritare”, vijoi Dokle.
(e.n/BalkanWeb)