Kudret Çela: Më shkarkuan kundra ligjit, pa komunikim
Rebelohet” gjenerali. Ish- komandanti i forcës detare, kundëradmiral Kudret Çela në një intervistë për “GSH” tregon sipas tij arsyet e vërteta të shkarkimit nga detyra. Gjenerali rrëfen prapaskenat që ndodhin në dikasterin e mbrojtjes si dhe përplasjet e forta që ka pasur me ministrin Imami, për shkollën e marinës në Vlorë, uniformat e forcës detare apo për mbylljen e bazës detare të Bisht Pallës në Durrës. Njeriu që ka qenë pjesë e grupit të punës për marrëveshjen e detit me Greqinë, na rrëfen edhe disa “sekrete” të bisedimeve me fqinjët.
Gjeneral pak javë pas shkarkimit tuaj, i jeni drejtuar gjykatës me një padi ndaj Presidentit të Republikës dhe ministrit të Mbrojtjes. Për cilat arsye e ndërmorët një hap të tillë?
Po. Ne kemi ngritur një padi civile, ku kemi kundërshtuar urdhrin e Ministrit dhe dekretin e Presidentit për shkarkimin tim nga detyra e Komandantit të Forcës Detare, për faktin e thjeshtë që dekreti bie në kundërshtim me ligjin e gradave, të forcave të armatosura. Në nenet 10 dhe 11 të këtij ligji përcaktohet konkretisht, kur ushtaraku del në rezervë apo lirim, kur plotëson kohën maksimale të shërbimit me gradën që mban. Unë aktualisht, kam 29 vite e gjashtë muaj punë kur duhet të plotësoj plot 33 vite, kohë kur i lind e drejta titullarit të institucionit (ministrit) për të propozuar tek Presidenti lirimin tim. Duke qenë se është në kundërshtim me ligjin, ne kemi kërkuar anulimin e dekretit dhe urdhrit të ministrit dhe të kthehemi në pozicionin tonë, ku kemi qenë në krye të detyrës.
A mund të na shpjegoni motivacionin me të cilin jeni shkarkuar nga detyra e komandantit të forcës detare?
Në një nga problemet e mëdha është se daljen ne rezervë e kemi marrë vesh në media. Ministria e Mbrojtjes, nëse do të na nxirrte në rezervë sikurse parashikohet në ligj, duhet të na kishte thirrur, të na kishte komunikuar dhe motivacionin. Meqë nuk e bëri ministri, duhet ta kishte bërë Presidenti, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pasi unë jam Komandant i Forcës Detare, ai është eprori im. Ne, edhe kur thërrasim një ushtar profesionist dhe i themi do lirohesh se ke mbushur kohën e qëndrimit në ushtri. Një gjë të tillë as Presidenti se bëri. Duke qenë se kjo erdhi si habi për ne, kërkuam me insistim përse ministri nuk na e kishte komunikuar me parë urdhrin për nxjerrjen në lirim. Kjo nuk u bë, në asnjë moment. Ne kemi kërkuar edhe tek Presidenti informacion për motivacionin që ka çuar ministri, kemi kërkuar dhe takim me presidentin sepse atje duhet të ankohemi tani, kemi bërë dhe ankim tek presidenti. Motivacioni është shumë i thjeshtë, ke konsumuar kohën e qëndrimit në gradë minimalja tri vite, dhe është bërë pengesë për mospërparimin në gradë të oficerëve të forcave të armatosura.
Shto kësaj dhe një motivacion tjetër; Duke qenë se forcat e armatosura do të shkurtohen në personel dhe do të ketë ndryshime strukturore është i pamundur sistemimi jonë në një vend tjetër sipas gradës që kemi. Edhe kjo është absurde. Të bëhen më parë reforma dhe pastaj të parashikosh nëse mundesh ose jo t’i sistemosh njerëzit. Këto ishin dy problemet. Motivacioni i shkarkimit bie në kundërshtim të hapur me ligjin.
Z.Çela ju keni ndjekur rrugë ligjore për rikthimin në detyrë. Natyrisht gjykata do të vendosë për fatin tuaj, por asnjëherë nuk do të mësojmë nëse shkarkimi juaj është ndikuar nga ndonjë mosmarrëveshje me drejtuesit e dikasterit të mbrojtjes. A mund të na thoni cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me z.Imami? Keni pasur ndonjë mosmarrëveshje dhe të dhe nëse po çfarë konkretisht?
Në shkarkimin tim mendoj se kanë ndikuar shumë përplasjet në Ministrinë e Mbrojtjes. Po e filloj në 2010, kur ne planizonim përhapjen e gjithë Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, pra, se ku do të vendoseshin repartet. Një nga problemet ishte që Shkolla e Marinës në Vlorë, ishte hequr nga ai pozicion që është dhe ishte transferuar në Pashaliman. Ishte një veprim, për mendimin tim i padrejtë. Në atë kohë unë e kërkova, përse është bërë kjo. Është një gabim, lapsus, ka ndonjë keqveprim apo paragjykim për këtë punë. Ministri i sapoardhur i Mbrojtjes, z. Arben Imami, tha shprehimisht ‘sa të jem unë ministër Mbrojtjeje, shkolla e Marinës do të qëndrojë aty ku është. Kur të vijë ndonjë ministër nga Burreli, le ta çojë në Burgajet”. Unë si komandant i Forcës Detare, u rehatova, pasi mendova se shkolla do të qëndronte aty ku ishte. Ama, veprimet e mëpasme dhe dokumentet që dërguan te Presidenti, treguan krejt të kundërtën. Shkolla e Marinës ishte larguar nga ai pozicion dhe ishte vënë në Pashaliman. Kjo do të thotë që ajo është e lirë për t’u marrë dhe përdorur. Më pas kanë ardhur disa urdhra dhe autorizime për të dhënë 2 mijë metra tokë një personi që gjoja e paska fituar në vitin 1994 me gjyq. Pra, u bë veprimi i heqjes nga planizimi për përhapje, pastaj i dhënies së tokës. Unë e kundërshtova disa herë këtë. Pata dhe presione me mosdhënien e kësaj toke nga ministri dhe të tjerë.
Mund të na flisni me hapur. Të çfarë natyre ishin këto presione?
Presione të natyrës, që duhet të firmosni dhënien e tokës personit që ka sjellë autorizim, pasi unë kërkova të hapja gjyq përsëri, duke pretenduar se është tokë shtetërore, tokë që dikur ka qenë baza italiane dhe i takon shtetit. Është abuzim fakti që disa persona e kanë marrë si tokë private. Por, u kërcënova deri duke më thënë se ‘do të lirojnë se ke mbushur dhjetë vite gjeneral, u bërë një kohë të gjatë që je këtu’. Më pas u bë një grup pune që të dorëzohej kjo tokë, e cila realisht është dorëzuar. Mendoj se me pronat e shkollës së Marinës po abuzohet. Mendoj se mund të ketë pjesë tjetër toke që do të ndahet në Shkollën e Marinës. Ky ishte një konflikt i parë.
Pra, ju doni të thoni që keni pasur konflikte të tjera me z.Imami?
Po, përplasjet kanë vijuar. Në vitin 2010-2011 u ngrit një grup pune për uniformat në ushtri. Sigurisht, ne dërguam përfaqësuesin tonë si Komandë e Forcës Detare, për të çuar modelin e uniformave. Ne kemi një uniformë që është prej 85 vitesh, me ngjyrë të zezë dhe me dekoret e miratuara. Ne i bëmë vetëm disa ndryshime të vogla uniformës tonë, për të qenë sa më e përshtatshme me vendet anëtare të NATO-s. Uniforma e marinës është pothuajse si uniformë ndërkombëtare, thuajse të gjitha vendet e kanë njësoj. Në fund fare marrin vesh që uniforma e marinës ishte kthyer në ngjyrë blu. Për këtë uniformë kemi bërë debat në analizën 6-mujore të Ministrisë së Mbrojtjes, në qershor të 2011. Unë jam shprehur që kjo nuk është më uniformë e marinës, ne kemi sjellë modele të tjera, specifikime të tjera dhe nuk kemi kërkuar këtë uniformë. Kam kërkuar që dikush të mbante përgjegjësi, pasi është kryer vepër penale. Kjo i sjell dëm ekonomik shtetit.
Mënyra sesi ju e trajtoni problemin duket sikur ka shkelje ligjore në miratimin e uniformës së re, apo është vetëm çështje buxheti?
Nuk bëhet fjalë për shkelje ligji, por kur thashë që kanë 85 vite forcat tona me uniformë të zezë dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATOS uniformën e kanë të zezë, atëherë nuk ishte e nevojshme të ngrihej një grup pune ku ne kishim përfaqësuesin tonë dhe i thamë që kjo është uniforma, në të kundërt u përdor një uniformë tjetër. E dyta, është problemi ekonomik. Të gjithë uniformat e zeza do të shfuqizohen dhe shteti duhet të bëjë uniforma për të gjithë trupat e forcave detare, ngjyrë blu. Është një kosto që nuk përballohet dot nga shteti, në një kohë që ne kemi rreth 7 vite që nuk marrim uniforma, ushtria nuk merr uniforma të reja. Duke parë këtë gjendje, është një kosto e lartë, mbingarkesë ekonomike për shtetin, nuk e mban dot buxheti. Se do të thotë, duhet të pajisen të gjithë brenda një kohe me uniformë, që të mos jetë ushtria lara-lara dhe pastaj të vazhdohet rregullisht, pasi uniforma ka një normë të vetën, nëse për tri vite e ke, duhet që pas kësaj kohe të marrësh tjetrën. Nëse përdoret tri vite një uniformë, do të thotë që ushtarakët të dalin jo të rregullt. Pra, kjo ka koston e vet, të bësh një reformë të menjëhershme në uniformë, do të thotë që është kosto e rëndë për ekonominë. Kur ne e kishim shumë mirë të zezë, me pak ndryshime dhe do të vazhdonim gradualisht të pajisnim personelin tonë me atë uniformë që kishte, derisa të plotësohej i gjithi brenda normave që ka ushtaraku.
Në gjuhën e shifrave, sipas jush sa përllogaritet dëmi që i shkaktohet arkës së shtetit?
Nuk mund të flas me shifra. Këta kanë marrë një uniformë blu që e ka vetëm Franca. Kanë gjetur andej ndonjë magazinë të gatshme, për ta bërë gati për ta sjellë në Shqipëri siç është. Është thënë që ka abuzim. Ne e kemi kërkuar të zezë me dekore tjera dikush tjetër që nuk është fare i komandës forcës detare e propozon dhe miraton jashtë vullnetit tonë këtë uniformë. Kosto nuk ka dalë, sepse duhet të dalë për të gjithë personelin. Duhet të dalë kostoja e çdo uniforme, që të dalë dhe çmimi në total.
Mund të themi që ka vende shumë të mira, ne zakonisht kemi marrë nga Turqia, i kemi marrë shumë lirë. Për të mos thënë që disa herë na i kanë falur, na i kanë sjellë uniformat pa lekë. Pra një vend dashamirës, për mendimin tim, si vend i NATO-s dhe që mban uniformat me cilësore në NATO, mund të ishte vendi që të bashkëpunonim me të, t’i merrnin uniformat shumë lirë dhe të ulnim dhe problemet ekonomike të vendit. Me vendim qeverie mund të bëhej marrëveshje me Turqinë. Ne e kemi afërsisht uniformën si ajo amerikane, kanadeze dhe turke.
Tani që po flasin forcat detare kanë të veshur uniformën e re?
Nuk është prodhuar uniforma sepse do goxha para ta prodhosh të gjithë uniformën. Mendoj se, një pjesë e uniformës mund të dalë vetëm kur të vijë koha për të bërë parada me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Pra, bëhet fjalë për në nëntor. Mund të bëhet një sasi e vogël, për trupat që do të marrin pjesë në paradë. Mundet të jetë kjo.
Si ish-komandat i forcës detare, ç’mund të na thoni për sigurinë në bregdetin tonë. Sa e sigurt është Shqipëria?
Ka probleme edhe këtu, madje ka qenë dhe burim i fortë konflikti. Ndër problemet me madhore është struktura e Forcave të Armatosura, ku pa dijeninë e askujt, filloi puna nga një grup pune që të bëhej struktura për çdo forcë. Midis këtyre forcave edhe forca detare. Në këtë strukturë që po punohej ishte që të mbyllet baza e Bisht Pallës, pra baza e Durrësit. që do të thotë që në 2/3 e hapësirës detare të mos ketë më elementë të sigurisë kombëtare, domethënë të mos ketë kontroll. Këtë e kam kundërshtuar fuqishëm sepse veprimet që janë bërë janë anti-ligjore. Strukturën dhe organikat e forcës i dërgon komandanti i forcës detare, i propozon në Shtab të Përgjithshëm dhe atje pastaj mbrohen. Këtu ndodh e kundërta, dikush nga Shtabi Përgjithshëm, që nuk është as profesionist detar, as nuk është në forcat detare bën një strukturë të forcave detare dhe e dërgon për ta bërë të mirëqenë që kjo strukturë është e nevojshme, ndërkohë që shërbejmë ne. Por nuk mundet, pa u marrë mendimi i specialistit. Është një debat i gjatë që ka zgjatur gjashtë muaj dhe ministri i Mbrojtjes gjithmonë ka ngulur këmbë që baza duhet të mbyllet.
Unë e shoh bazën të mbyllur sepse kam disa të dhëna që ajo bazë do të mbyllet për t’u bërë aktivitete private. Por, para aktiviteteve private, unë mendoj, si komandat i forcave detare që kam qenë, si Këshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i ministrit, por edhe i Presidentit, për problemet e detit, unë asnjëherë nuk kam toleruar që të bjerë siguria kombëtare, të mos ushtrohet kontroll në të gjithë këtë hapësirë, që fillon nga Karavastaja, deri në kufi me Malin e Zi. Nuk e kuptoj se interesi i kujt është që të mos ketë kontroll në këtë hapësirë detare. Kjo do të thotë që këtu mund të lulëzojë kushdo, mund të bësh çdo lloj trafiku. Më elementarja lidhet me kërkim-shpëtimin në det. Kemi pasur dy tre rastet e fundit, që nëse kjo bazë nuk do të ishte, nuk mund t’i vesh në kohë atij që i ka rënë fatkeqësia në det. Janë ca konventa detare, që ne duhet të kemi autonomi të kufizuar, por manovrueshmëri sa më të shpejtë, që do të thotë të ofrosh ndihmë në det sa më shpejt. Po ta mbyllim bazën, siç duan këta dhe ta çojnë në Pashaliman, nuk mund të ofrosh ndihmë, pasi nga Pashalimani në Bunë apo Durrës duhet kohë e gjatë të japësh ndihmë. Madje është e pamundur të kontrollohet të gjithë hapësirën apo dhe të ofrosh ndihmë. Shto këtu dhe faktin që porti i Durrësit është port kryesor me aktivitetin më të madh. Shtojmë dhe Porto Romanon që është porti i naftës, siç ishte dhe problemi i shpërthimit të anijes cisterne, ku vdiqën disa veta, por vajtën anijet e forcave detare që shpëtuan të tjerët. Ky është një konflikt i madh, shto këtu dhe problemet sociale që kanë të bëjnë me vetë personelin. Mesa di, oficerët e rinj do të jenë ata që do të vendosin nëse do të shkojnë apo jo në Pasha Liman, për shkak të probleme sociale. Baza e Pashalimanit është lënë pa investime prej kaq vitesh. Nxjerrin njëfarë buxheti, pastaj ja heqin prapë mes vitit dhe ajo bazë do tek 1.1 milion dollarë që të thellohet, pasi është e mbuluar nga rëra dhe më vështirësi dalin anijet. Transferimi i këtij personeli dhe dërgimi në Pashaliman kërkon një fond prej 3.8 milionë euro. Është një kosto shumë e madhe për ekonominë e vendit, pa llogaritur elementin e sigurisë, ky vend do siguri. Pra, kush e do atdheun duhet të ruajë elementët e sigurisë.
Nga informacionet që kemi na rezulton se ju keni qenë pjesë e grupit të punës për marrëveshjen e ujërave me Greqinë. A mund të na thoni në çfarë faze ndodhen negociatat me Greqinë?
Kam qenë pjesë e grupit të punës që u ngrit në Ministrinë e Jashtme, për ndarjen e ujërave territoriale detare me Greqinë. Janë tre-katër mbledhje me këtë grup ndërministror. Çdo ministri ka dhënë mendimet e veta në lidhje me çfarë duhet të ketë marrëveshja që do të bëhet me vonë për grupin negociator sepse ne kemi qenë grup pune. Unë kam qenë si specialist kryesor, pasi kam qenë komandant i forcës detare. Sigurisht që kam qenë kritik me marrëveshjen e parë që është bërë, kam pasur mendimet e mia në kundërshtim me marrëveshjen. Për këtë kam dërguar një material shumë të gjerë historik, problematik dhe ligjor sipas konventave ndërkombëtare për detin, kryetarit të grupit parlamentar. Shpreh mendimet e mia hapur, se ku kanë qenë kundërshtitë dhe se çfarë duhet të bëjë grupi i punës, që ta fuqizojë grupin negociator që të jetë në gjendje për ta ndarë sa më korrekt hapësirën detare shqiptare pa toleruar lëshime. Kush e do atdheun detyrimisht nuk e shet atë, në këtë aspekt, them se grupi punës nëse janë njerëz që e duan atdheun do punojnë me seriozitet, do të respektojnë të gjitha ligjet dhe konventat dhe do negociojnë fuqishëm që hapësira detare të ndahet sa me drejtë mes dy vendeve. Nuk do të thotë që ne të përfitojmë, por ta ndajmë në mënyrë të drejtë këtë hapësirë detare.
Besoni se do kemi së shpejti një marrëveshje, që do të ketë konsensusin e dy vendeve dhe natyrisht ndarje të drejtë të hapësirës detare?
Problemi që kjo zonë lakohet se është zonë naftëmbajtëse, detyrimisht është në interes të shtetit shqiptar, që ta mbajë dhe shfrytëzojë këtë thellësi të detit me naftën e vet dhe të fuqizojë ekonominë e vendit. Nuk duhet që fqinjëve tanë tu jepet padrejtësisht zona naftëmbajtëse. Këtu do negociuar. Sigurisht duhen juristë dhe profesionistë të zotë që të bindin, sepse do të jetë më e vështirë tani, pasi është përmbysur një marrëveshje dhe do të jetë më e vështirë për të rënë dakord. Mendoj se marrëveshja do të përfundojë në gjyqin ndërkombëtar, arbitrazh.
Në dijeninë tuaj a ka pasur pala shqiptare presion nga Athina zyrtare për këtë marrëveshje?
Nuk kam dijeni për presione. Unë di që ne kemi punuar brenda grupit, kemi shkëmbyer mendimet. Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe e Transporteve janë kryesore në këtë marrëveshje, pa përjashtuar Ministrinë e Jashtme që është negociatori kryesor, që i mbyll të gjitha problemet në aspektin politik. Duke dashur të qëndroj tek marrëveshja, një nga problemet është vija bazë që duhet miratuar. Duhet që shteti shqiptar të bëjë ligj të ri. Ajo që është rrëzuar duhet ndërtuar përsëri. Pa vijën bazë nuk mund të shkohet në negociata. Kam dhënë mendime dhe për vijën bazë sesi mund të ndërtohet, të jetë e saktë, (ka qenë e saktë) por është shfuqizuar para se të fillojnë negociatat me grekët marrëveshja që u shfuqizua.
Së fundmi, mund të na thoni dy fjalë për reformën në ushtrinë shqiptare. Pritet të ketë valë shkarkimesh. Si i shihni këto ndryshime?
Së pari e shoh si problem ekonomik këtë reformë. Shteti nuk mund të mbajë ushtrinë dhe e shkurton. Pra mund të jetë i vetmi institucion, që në gjuhën e popullit sëpata bie shumë rëndë. Po të shikosh shkurtimet për vitin 2012, ministritë e tjera kishin pak shkurtime, ndërsa Ministria e Mbrojtjes, 785 shkurtime. Ministrinë e Mbrojtjes, e gjen më të mundshmen për të bërë shkurtime ky shtet, kur mesa di personeli i kësaj ministrie miratohet në parlament çdo vend. Këtu nuk bëhet asnjëherë, aq me tepër duke qenë vend anëtar i NATO-s duhet të merret mendimi i tyre. Ne i bëjmë gjithçka vetë dhe pastaj marrim vërejtje që mund të jenë të rënda për Ushtrinë Shqiptare.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)