E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti më i lartë në botë, tashmë në Tibet

Aeroporti më i lartë në botë do të ndërtohet në Tibet, nga një fuqi botërore siç është Kina. Sipas mediave shtetërore, mësohet se aeroporti do të ndërtohet 4, 436 metra mbi nivelin e detit në qytetin Nagqu.

Sipas të gjitha matjeve dhe verifikimeve, vihet re se kjo vepër është rreth 100 metra më lartë se aeroporti aktual më i lartë në botë në qytetin Qamdo, në një pjesë tjetër të rajonit malor.

Tibeti tashmë ka pesë aeroporte civile, dy prej të cilave janë hapur vetëm për disa muaj të vitit, për shkak të motit ekstrem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›