Kudrin: Rusia ka dalë nga recensioni

Rusia nuk ndodhet më në recesion, deklaroi sot ministri rus i Financave, Alexei Kudrin. "Sot mund të themi se Rusia ka dalë nga recesioni dhe mund të themi gjithashtu që ne do të kapërcejmë çdo vështirësi për t'i hapur rrugën investimeve'', theksoi ai.
Kudrine theksoi disa javë më parë se vendi do të dalë nga recesioni në përfundim të tremujorit të tretë të vitit 2009.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin nënvizuan se ekonomia po stabilizohet dhe se është shumë herët për të folur për një dalje nga kriza. Rusia ka qenë për një kohë të gjatë e prekur nga kriza ekonomike dhe financiare botërore për shkak të rënies së kursit botëror të hidrokarbureve, që përbëjnë 60 për qind të eksporteve të vendit.
Për vitin 2009, qeveria ka parashikuar një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 8,5 për qind, ndërkohë që tremujorin e dytë Prodhimi i Brendshëm Bruto u ul me 11 për qind.