Skandal në not,Rovena Marku lihet jashtë kombëtares
Në një intervistë eksluzive, rekordmenia Rovena Marku ka rrëfyer se është lënë jashtë ekipit kombëtar për kampionati botëror të notit që do të zhvillohet nga muaji korrik deri në gusht në Romë të Italisë. Sipas Markut, Federata Shqipater e Notit nuk i paguan udhëtimin dhe qëndrimin në këtë kampionat botëror në një kohë që këto para i kanë kaluar një sportisteje tjetër. Marku në lojrat olimpike 2008 theu rekordin kombëtar në 50 metra stil i lirë.