Tare i bindur se Zarate dhe Pandev do të qëndrojnë në Lazio
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, i cili ushtron detyrën e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, ka ripërsëritur planet e klubit për të ruajtur tre lojtarët më të mirë."Ne duam të nënshkruajmë marrëveshje të përhershme me Mauro Zarate dhe Matuzalem", ka thënë ish-sulmuesi i Lazios."Kontrata e re me Goran Pandev tashmë është në duar. Ne jemi në vazhdë të negociatave dhe shpresojmë së shpejti t'i realizojnë këto zgjatje të kontratave", ka shtuar Tare.