E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuerioz: Ronaldo dhe kompani do te fitojne per te shkuar ne "Afrika e Jugut 2010"

Portugalia dhe Ronaldo, ne Hungari per te shmangur eliminimin nga boterori

Trajneri i Portugalise, Karlos Kueiroz ka udhezuar dhe keshilluar lojtaret e tij qe te jene te vemendshem ne ndeshjen e sotme me Hungarine, pasi shanset per t'u kualifikuar ne boterorin afrikan ekzistojne ende. Portugalia me rezultatet e deritanishme ne ndeshjet eliminatore rrezikon te mbetet jashte boterorit. Ne rast se skuadra portugeze do te mundet ne Budapest, mbetet perfundimisht jashte Kupes se Botes Afrika e Jugut 2010. Ish-trajneri i Realit te Madridit, Kuerioz beson se Ronaldo dhe co mund te arrijne nje fitore ndaj Hungarise. - "Ne duhet te besojme dhe te perqendrohemi te ndeshja e radhes," - theksoi trajneri i Portugalise. "Ndeshja nuk ka filluar ende dhe ne i kemi mundesite qe ta fitojme ate dhe jo te besojme te kunderten." Hungaria u mund pak dite me pare nga Suedia ne shtepi dhe ndali marshin, per ne finalet e Kupes se Botes. Gara ne grupin e pare eshte shume e forte, per momentin dhe asnje nga ekipet pretendente nuk e ka te sigurte kualifikimin. - "Lojtaret ende nuk e kane kaluar zhgenjimin, pas humbjes se pesuar me Suedine dhe kjo me shqeteson me shume," - theksoi trajneri i Hungarise, Edvin Kuman. Hungaria nuk merr pjese ne nje boteror qe prej botorit meksikan te vitit 1986. Hungaria ishte shume prane kualifikimit, vetem pak dite me pare, por humbja me Suedine eshte shoqeruar me zhgenjim te madh. Nga ana tjeter Suedia do te luaje me Malten dhe pritej te fitoje, para se te beje llogarite me kuqezinjte ne ndeshjen e fundit, ne shtepine e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›