E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vodafone Albania”, aplikon i pari ulje të çmimeve për klientët e “Vodafone Card”



“Vodafone Albania” vijon që t’i përgjigjet me shpejtësi nevojave të klientëve dhe sërish është operatori i parë në Shqipëri që aplikon një tjetër ulje çmimesh për të gjithë klientët e saj të programit me parapagesë “Vodafone Card”. Duke filluar që prej ditës së djeshme, të gjitha thirrjet e tyre kundrejt rrjeteve kombëtare do të jenë deri në 25% më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare do të ulen deri në 35.34 %. Sërish, “Vodafone Albania” ju paraqet abonentëve të saj tarifa transparente e pa kosto të fshehura. Koha minimale e tarifimit do të jetë e kufizuar në 15 sekonda, pas të cilave fillon tarifimi për sekondë. Ky raund i ri i uljes së çmimeve i shtohet uljeve të ndjeshme të çmimeve me deri 26% që u zbatuan saktësisht një vit më parë në 8 shtator 2008, dhe kësisoj gjeneron një efekt të konsiderueshëm tek klientët e Vodafone, vetëm brenda një periudhe të shkurtër kohore. “Vodafone Albania” është gjithmonë e angazhuar për ta shndërruar komunikimin celular në një mjet të përballueshëm për çdo qytetar të Shqipërisë, duke ulur tarifat në mënyrë të vazhdueshme. Që prej vitit 2001, kur hyri në tregun shqiptar të telefonisë celulare, “Vodafone Albania” ka realizuar një numër uljesh të ndjeshme të tarifave. Në tetor 2006, tarifat e “Vodafone Card” u ulën deri me 30% ndërsa ato të “Vodafone Club” deri në 50%. “Vodafone Albania” është një lider i padiskutueshëm në tregun shqiptar të telekomunikacionit duke pasur operimin më të mirë të rrjetit, mbulimin, cilësinë e transmetimit dhe shërbimet më të mira, që i japin vlerë komunikimit të klientëve të saj. Strategjia e biznesit të “Vodafone Albania” bazohet në parimet e fokusit mbi klientin, sjelljes së risive, fleksibilitetit, transparencës dhe të çmimeve të përballueshme nga të gjithë.

8 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›