E Diel, 1 Nëntor 2026

Jorgensen: Shqipëria nuk është Portugali

 

Jetmir Halilaj

Martin Jorgensen, mesfushori me tipare sulmuese i Danimarkës, ka vlerësuar rrezikshmërinë e përfaqësueses shqiptare, por u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që të mos e marrin me stres ndeshjen e nesërme. Në një deklaratë të dhënë për mediat daneze, lojtari i Fiorentinës ka thënë se Shqipëria nuk është një skuadër e pathyeshme. "Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe në ndeshjen e radhës, do të na duhet të japim maksimumin për të marrë fitoren. Shqipëria? Kam dëgjuar gjithnjë e më shumë ditët e fundit se është një skuadër jashtëzakonisht e fortë dhe se nuk thyhet lehtë. Gjithsesi unë ju kujtoj të gjithëve se Shqipëria në dy ndeshjet e saj të fundit në fushën e saj (kundër Hungarisë dhe Portugalisë) ka marrë dy humbje. Me këtë dua të them se nuk është aspak një skuadër e pathyeshme. Ne i respektojmë ata, por mos harroni se ne kishim mundësi që të fitonim sërish ndaj Portugalisë. Shqipëria nuk më duket i njëjti nivel me Portugalinë...", ka thënë Jorgensen për Ekstrabladet.dk.
Gronkjaer
Sulmuesi danez, Gronk-jaer, i cili luan aktualisht me Kopenhagenin ka deklaruar në mediat vendëse se tifozët shqiptarë janë të frikshëm dhe se dinë të krijojnë atmosferë në stadiumin e tyre. "Kanë një stadium të vogël, por ama dinë se si të të bëjnë presion. Kur kemi luajtur në vitin 2004, ndeshje të cilën e fituam me rezultatin 2-0, nuk patëm shumë vështirësi në lojë më tepër se sa nga ambienti që ishte. Shqipëria ka vërtetë një tifozeri të zjarrtë. Janë aq të zhurmshëm saqë atmosfera që krijojnë 10 mijë prej tyre nuk e krijojnë dot as 30 ijë nga tifozët tanë". 
Ultrasit
Në Tiranë pritet të vijnë sot rreth 60 ultras danezë. Lajmin ë bëjnë të ditur mediat e vendit nordik, sipas të cilave, ndryshe nga herët e tjera, ka pasur një interesim të pakët nga ana e tifozëve për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Për këtë ka ndikuar edhe fakti që Danimarka është në pozita shumë komode, pasi kryeson grupin 1 dhe përveç kësaj Shqipëria nuk konsiderohet si skuadër e vështirë për t'u mundur, duke marrë parasysh rezultatet e fundit mes këtyre dy skuadrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›