Olsen: Duhet të shënojmë sa më shpejt
Morten Olsen, trajneri i Danimarkës sheh si kundërshtar të vetëm në transfertën e nesërme në Tiranë, vetëm freskinë fizike të kuqezinjve. "Ne do të shkojmë për të fituar në Tiranë dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim. Ata (shqiptarët) nuk luajtën të shtunën dhe padyshim që më mirë fizikisht se sa lojtarët tanë. Për këtë unë shpresoj dhe uroj që skuadra ta zgjidhë shpejt ndeshjen sepse kështu ka më shumë shanse për ta administruar takimin", ka thënë Olsen për mediat daneze. Trajneri i përfaqësueses daneze, ka mohuar kategorikisht faktin se mund të kënaqet edhe me një barazim në Tiranë. "Ne jemi një skuadër më e fortë se Shqipëria dhe kemi shanse që të mund të marrim tre pikët. Nuk kemi pse të mendojmë për barazimin, ndërkohë që jemi të ndërgjegjshëm se kemi mundësi të mira për të fituar. Ne asnjëherë nuk kemi luajtur për barazim", ka shtuar Olsen.