E Diel, 1 Nëntor 2026

Olsen: Ne Tirane, kenaqesi ose zhgenjim

Trajneri i Danimarkes e ka cilesuar ndeshjen e sotme me ekipin tone kombetar si nje ndeshje qe pershkruhet se mund t'i sjelle njekohesisht "edhe kenaqesi edhe zhgenjim" skuadres se tij. Sipas trajnerit Olsen rezultati pozitiv ndaj Shqiperise do ta kualifikoje Danimarken per ne boteror dhe kjo do te ishte nje kenaqesi e madhe, qe do t'i sigurohet ne Tirane. Por trajneri ka vene ne dukje se Shqiperia eshte ne gjendje te ndale skuadra te medha dhe e ka treguar kete ne ndeshjet e kaluara. - "Synojme qe te fitojme dhe te kualifikohemi, por e dime se nuk do te jete e lehte. Shqiperia ne fushen e saj eshte shume e forte," - theksoi trajneri Olsen. Danimarka e ka fituar ndeshjen e fundit ndaj kombetares sone ne "Qemal Stafa", me rezultatin 2-0. Danezet e shohin deshtimin si nje mundesi qe duhet te shmanget, pasi u shkon dem puna e viteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›