E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monstrumi serb ka varrosur viktimat për së gjalli

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 12:25

Policia dyshon se tre persona, një shtetas serb dhe një çift hungarez, janë prapa vrasjeve të njerëzve, të cilët mendohet të jenë varrosur për se gjalli në një ishull në Budapest, ndërsa sulmuesit e tyre shkuan në një ATM për të nxjerrë para duke përdorur kodin PIN dhënë atyre nga viktimat e tyre.

Policia ende nuk e kanë konfirmuar numrin e kufomave qe nxorën në një zonë të pyllëzuar të enjten. Korrespondenti i agjencisë MTI ka raportuar se kishte parë katër trupa, ndërsa raportet e tjera të referojnë në gjashtë viktima.

Krimin monstruoz besohet se e ka zbuluar një djalosh nga Rumania, i cili ishte groposur i gjallë, por qe kishte arritur qe të largoje dheun dhe te gjeje rrugëdalje për të lajmëruar me pas policinë, e cila ka reaguar menjëherë.

Sipas disa raporteve të mediave hungareze, policia arrestoi të dyshuarin serb brenda 24 orëve, por nuk bëjnë publik arrestimin, para se ai te pranoje vrasjet.

Policia, e cila dyshon se më shumë viktima mund të jenë varrosur, do të vazhdojë inspektimin e vendit.

Vrasjet besohet se janë kryer gjatë muajit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›