Kufijtë detarë, sondazhi në BW: 78 % e votuesve Po shtyrjes së marrëveshjes
TIRANE- A duhet shtyrë marrëveshja për kufijtë me Greqinë? Ky është sondazhi që BalkanWeb ka hedhur në faqe dhe për të cilin mbi 78% e votuesve i janë përgjigjur me PO. Nga 17 tetori i këtij viti deri sot më 10 dhjetor 2009, në sondazh janë regjistruar 3526 vota në total. 78. 39 % e votuesve i kanë thënë PO shtyrjes së marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë dhe vetëm 21.61 % i janë përgjigjur me JO sondazhit.
Balkanweb nënvizon se cdo përdorues ka të drejtën e një vote dhe se sondazhi online nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejoj lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi këtë tematikë aktuale mjaft të debatuar.
Pakti
Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga “Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24. Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 26 prill 2009, faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Në 28 shtator 2009, GSH botoi ekskluzivisht studimin prej 117 faqesh të kolonelit Pasha, sipas të cilit, nga kjo marrëveshje cënohej rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë.
Edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Në datën 25 shtator, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por, në datën 15 tetor 2009, Parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të "Gazeta Shqiptare", e cila për mbi 8 muaj me radhë po boton fakte dhe dokumente mbi këtë çështje. Ceshtja aktualisht shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.