Futboll, superliga java 14, Dinamo sfidë e vështirë ndaj Teutës
TIRANË- Kategoria Superiore do të zhvillojë nesër 3 ndeshjet e para të vlefshme për javën e 14-të.
Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, Tirana e vendit të katërt me 21 pikë, pret Gramozin e vendit të parafundit, me 11 pikë, në një sfidë që duket se do të jetë e lehtë për kryeqytetasit.
Në Peqin do të zhvillohet ndeshja Shkumbini- Apolonia, ku peqinasit e vendit të 8-të, me 15 pikë do të kërkojnë fitoren në fushën e tyre, përballë Apolonisë së vendit të 3-të, me 21 pikë. Në këtë ndeshje për fierakët do të mungojë sulmuesi serb Mlladen Brkiç, pasi është i pezulluar për arsye kartonash.
Ndeshja e tretë e ditës së nesërme do të zhvllohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, ku vendasit e Teutës, që renditen të 5-t me 19 pikë, do të presin kryesuesit e kampionatit, Dinamon. Në këtë ndeshje do të mungojë për Teutën mesfushori Elton Muçollari, ndërsa për dinamovitët do të mungojë kapiteni Arjan Pisha, të dy të pezulluar për arsye kartonash.
- Ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore
Të shtunën
Tirana-Gramozi
Shkumbini-Apollonia
Teuta-Dinamo
Të dielën
Flamurtari-Skënderbeu
Laçi-Besa
Vllaznia-Kastrioti
- Renditja e Kategorisë Superiore në javën e 13-të
Nr Ekipi N F B H Golat Pikë
1 Dinamo 13 11 2 0 24-6 35
2 Besa 13 7 4 2 13-6 25
3 Apolonia 13 6 3 4 21-14 21
4 Tirana 13 6 3 4 12-10 21
5 Teuta 13 5 1 6 14-17 19
6 Laçi 13 4 4 5 14-14 17
7 Kastrioti 13 4 4 5 12-15 16
8 Shkumbini 13 4 3 6 11-14 15
9 Skënderbeu 13 3 4 6 15-17 13
10 Vllaznia 13 3 3 7 9-15 12
11 Gramozi 13 2 5 6 8-17 11
12 Flamurtari 13 2 4 7 8-15 10
(d.b/BalkanWeb)