E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, Gjukanoviç njofton largimin nga politika

PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç njoftoi se do të largohej nga funksioni i kryetarit të qeverisë para skadimit të mandatit, por pa saktësuar kohën.
"Konsideroj se në të ardhmen, por kjo nuk i përket kufizimit të këtij mandati të qeverisë, por në këtë afat, do të bëjmë një marrëveshje për tërheqjen time, që do të arrihet dhe do të zbatohet në afatin më të mirë të mundshëm", theksoi Gjukanoviç.
"Me këtë do të sigurohet që qeveria të vazhdojë të punojë rregullisht dhe të realizojë prioritetet e saj", theksoi ai.
Mandati i qeverisë aktuale malazeze zgjat deri në vitin 2013.
Gjukanoviç, 47 vjeç, deklaroi se dëshiron t'u përkushtohet disa planeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me politikën dhe pushtetin ekzekutiv.
Media lokale njofton se vendimin për tërheqjen, Gjukanoviç do ta publikojë në kongresin e partisë që duhet të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2011.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›