Stacioni i fundit i liberalizimit
Mund të nisesh i pari edhe për të qenë i fundit. Sado paradoksale të duket, kjo është ajo çfarë i ka ndodhur
Shqipërisë në përpjekjen për të mundësuar lëvizjen e lirë të shtetasve të saj në vendet e bllokut europian. Rruga e liberalizimit të vizave nuk dukej të ishte aspak e lehtë, që kur u përmend për herë të parë, pak kohë pas Samitit të Selanikut të vitit 2003, si një mundësi që u ofrohej vendeve të Ballkanit për t’u përafruar me BE-në. Standardet për t’u plotësuar, të ndara në katër blloqe kryesore, ishin të njëjta për të gjitha vendet e rajonit; siguria e dokumenteve, emigracioni i paligjshëm, përfshi këtu edhe ripranimin, siguria dhe rendi publik si dhe të drejtat themelore dhe marrëdhëniet e jashtme. Vendet e rajonit kanë jo pak ngjashmëri për sa i përket politikës dhe ekonomisë, dhe shpesh e gjejnë veten në situata të brendshme të pakëndshme, por kjo nuk i pengoi aspak Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë të plotësonin kushtet kryesore për të siguruar marrëveshjen e liberalizimit të vizave para fundit të këtij viti. Kjo, pavarësisht nga fakti se Shqipëria në një farë mënyre e kishte nisur më herët procesin, duke nënshkruar që në maj të vitit 2006 marrëveshjen e ripranimit, një kusht i rëndësishëm për vazhdimësinë e procesit që finalizohej me heqjen e vizave. Veç Maqedonisë, që e nënshkroi këtë pakt që në vitin 2003, Serbia dhe Mali i Zi ishin disi vonë, duke e nënshkruar vetëm në maj e tetor 2007, respektivisht. Dialogu për vizat nisi në shkurt-maj të vitit 2008, dhe raporti i parë i gatishmërisë nga Shqipëria u paraqit në shtator të po këtij viti, njësoj si edhe vendet e tjera. Por, ndryshe nga këto vende, Shqipëria duket se bëri më pak në 3 vitet e fundit për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme të Komisionit Europian lidhur me këtë. Veç “përtesës” në plotësimin e këtyre kërkesave, që me fjalë të thjeshta lidhen me pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike dhe kontrollin e integruar të kufijve, Shqipëria u shfaq edhe më pak e vëmendshme ndaj vërejtjeve të Komisionit Europian lidhur me raportin e saj të gatishmërisë. Raporti i autoriteteve shqiptare nuk u bë ndonjëherë publik për median, dhe në të nuk u përfshi asnjë institucion tjetër veç ekzekutivit, madje raporti nuk u diskutua as në parlament. Se sa u morën parasysh vërejtjet e komisionit, kjo u bë e qartë në kohën kur ekspertët e BE-së vizituan Shqipërinë në janar-prill të këtij viti dhe konstatuan se vendi nuk i kishte plotësuar ende kushtet themelore, dhe ndaj dyert e BE-së nuk mund të hapeshin kaq shpejt për të. Retorika politike dhe ethet e fushatës elektorale kishin përfshirë vendin në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe autoritetet më shumë u përqendruan në thirrjet për të pajisur qytetarët me kartat e identitetit që do të përdoreshin në votime, sesa pasaportat biometrike që ishin kushti i parë për heqjen e vizave. Procesi ishte lënë në harresë, edhe pse momenti final i tij, liberalizimi i vizave po përdorej rëndom në një fushatë të nxehtë elektorale që mbajti pezull administratën për më shumë se disa muaj. Shqipëria “u penalizua” nga Komisioni Europian, duke mos u përfshirë në listën e bardhë të Shengenit, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi dhe duke u renditur njësoj me Bosnjën problematike, në fund të rrugës për heqjen e vizave. Shansi i fundit është vizita e afërt e ekspertëve të BE-së, që duhet të inspektojnë situatën në vend dhe arritjet që prej majit të këtij viti me standardet e përcaktuara për të mundësuar lëvizjen e lirë. Por, procesi i liberalizimit të vizave nuk është një proces rreptësisht teknik. Plotësimi i kushteve të vendosura, më të rëndësishmet mes të cilave janë pajisja e qytetarëve me pasaportat biometrike dhe kontrolli i integruar i kufijve, nuk mund të ndahen nga i gjithë procesi politik në vend. Përpjekja për t’u përafruar me Bashkimin Europian qëndron në gatishmërinë e vendit për të përmbushur këto kushte dhe për të siguruar njëkohësisht se Shqipëria është një vend i stabilizuar tashmë, që garanton zbatimin e ligjit në çdo rast.
Përtej retorikave pa fund dhe përpjekjeve për të përfituar politikisht nga ky proces më i ndjeshëm për qytetarët shqiptarë sesa vetë integrimi në Bashkimin Europian, duhet thënë qartë se ai dëshmon aftësinë e institucioneve të një shteti, teston kapacitetin e tyre për të përmbushur standardet.
Treni i kësaj here ka shkuar dhe tjetri do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm, kur Shqipëria të kalojë provën e radhës para ekspertëve të BE-së. Nëse progresi do të jetë modest deri atëherë, shqiptarët duhet të ndihen të shqetësuar vërtet.