E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijtë e Kosovës shpallen zyrtarisht

Shteti më i ri në botë, Kosova, pas përfundimit të demarkacionit të kufirit me Maqedoninë ka bërë publike kufijtë e saj me vendet fqinjë. Kosova ka shtrirje në qender të Gadishullit Ballkanik. Ajo kufizohet me Serbinë në verilindje të saj, me Maqedoninë në jug, me Shqipërinë në jug perendim dhe me Malin e Zi në veri perendim. Departamenti i Kufirit në Shërbimin Policor të Kosovës ka nënvizuar se tashmë Kosova kufizohet me Shqipërinë me një gjatësi kufiri tokësor prej 111.8 kilometër, Maqedoninë me 158.7 kilometër, Malin e Zi me 78.6 kilometër me Serbinë me një gjatësi prej 351.6 kilometër. Gjatësia e përgjithshme e kufirit të Kosovës me fqinjët është 700.7 kilometër, ku numërohen 13 vendkalime kufitare . Me Serbinë ka 6 vendkalime kufitare, me Shqipërinë 3 vendkalime të përhershme dhe dytë përkohshme, me Maqedoninë 2 vendkalime kufitare dhe me Malin e Zi një vendkalim kufitar. Ndërkohë që një vendkalim kufitar është edhe Aeroporti I Prishtinës.

Nderkaq Shërbimi i Policisë Kufitare të Kosovës ka publikuar veprimtarinë e tij për një periudhë 9 mujore, ku bie në sy zbulimi i një numri të madh rastesh të trafikut të armëve, drogës, klandestinëve e mallrave që kanë si pratagonistë Sherbimin e Policisë Kufitare. “Një nga elementët qenësorë për suksesin e punës së policisë kufitare është bashkëpunimi me shtetet fqinjë. Policia e Kosovës kanjë bashkëpunim me shtetet fqinjë duke u bazuar në Memorandumet e Mirëkuptimit me shtetet si Shqipëria, Maqedonia eMali i Zi. Policia e Kosovës nuk ka bashkëpunim me Republikën e Serbisë, por për të gjitha çeshtjet që kanë lidhje me sigurimin e kufirit shtetror, bashkëpunimin në shkëmbimin e informacioneve me Republikën e Serbisë realizohet permes policisë së UNMIK-ut”- deklaron kolonelBehar Selimi, drejtor i Policisë Kufitare në Sherbimin Policor të Kosovës. Kosova nuk ka asnjë lloj kontesti përsa i përket vijës kufitare me Shqipërinë e Malin e Zi. Ndërkohë që edhe me Maqedoninë janë sheshuar mos marëveshjet lidhur me demarkacionin e kufirit, përsa i përket zonës së Dabëlldesë. Ndërkohë që Serbia nuk i njeh kufijtë e Kosovës, pasi e konsideron atë si territor të saj. Gjithashtu policia kufitare në Kosovë ka publikuar një numër të madh veprash penale që ka zbuluar dhe që kanë të bëjnë kryesisht me kontrabandën dhe trafiqet që realizohen përmes kufirit të gjelbërt dhe pikave të kalimit kufitar. Për periudhën Janar –shtator 2008, policia kufitare e Kosovës ka evidentuar 385 raste tëfallsifikimittë dokumentave , 104 raste kalimi i paligjshëm i kufirit, kontrabandë mallrash 171 raste, prerje ilegale e pyjeve 43 raste, vjedhje 34 raste, kontrabandë klandestinësh 22 raste, trafik i qenieve njerëzore 4 raste dhe posedim i lëndeve narkotike 5 raste dhe 81 raste të veprave të tjera kriminale.Policia kufitare e Kosovës ne periudhën Janar-Shtator 2008 ka konfiskuar gjithashtu20708 copë fishekë, 27armë zjarri, 12 kilogram lëndë narkotike, 997 dokumenta të fallsifikuara, 66540 copë paketa me cigare, 775 krerë viça dhe 26087 litra me karburante. Municionet dhe armët e zjarrit, por edhe lëndët narkotike janë konfiskuar në kufirin me Shqipërinë, cigaret janë konfiskuar kryesisht në kufirin me Malin e Zi, ndërsa karburantet dhe kafshët e gjalla janë konfiskuar në kufi me Serbinë. Raste të konfiskimit të kafshëve të gjalla janë regjistruar edhe në kufirin me Shqipërinë. Në fshatrat e Kosovës kufi me Shqipërinë janë regjistruar edhe rastet e vjedhjes së banesave dhe e proëns së shtetasve të Kosovës, prerjet e pyjeve si dhe raste që kanë të bëjnë me trafikun e klandestinëve dhe të qenievenjerëzore (prostitucionit). Hyrje-daljete personave në Kosovë për periudhën Janar-Shtator 2008kanë kapur shifrën prej 7 milion e 204 mijë e 527 persona dhe 2 milion e 121 mijë e 405 autovetura. Janë refuzuar të hyjnë në Kosovë 2124 persona dhe 1305 automjete. Janë deportuar nga Kosova 2361 persona dhe janë kthyer në kufi 974 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›