Enver Hoxha, bëri çbëri, por shtetin nuk ia shiste askujt
Mendoj, se edhe Enver Hoxha do të zërë një vend të merituar në historinë shqiptare. Bëj një pyetje për intepretuesit e historisë: Pse u prish Shqipëria me Rusinë dhe Kinën e Anglinë? Së pari, sepse Enver Hoxha, bëri, ç’bëri, por shtetin nuk ia shiste askujt.
Si politikan, mendoj se Hoxha ka qenë i guximshëm. Nëse pak mendojmë për kohën kur ka vepruar, nuk e ka pasur të lehtë edhe ai, gjithë fqinjët i ka pasur armiq, sa e sa herë kanë dashur shërbimet e huaja që t’ia prishin shtetin. Mendoj, se Enver Hoxha ka një meritë të madhe që e ruajti shtetin. Mendo ç’do të na kishte bërë Jugosllavia e Greqia me individë dhe rrethana të tjera historike.