E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me nje plumb shoferi

Elbasan-Nje ngjarje e rende eshte shenuar mbremjen e se premtes, ne qytetin e Elbasanit. Nje 52-vjecar ka gjetur vdekjen, pasi eshte qelluar me nje plumb ne koke. Trupi i tij eshte gjetur nga disa kalimtare te rastit, te cilet kane njoftuar policine. Pas verifikimeve eshte konstatuar se trupi i pajete i perkiste, 52-vjecarit Gezim Alikaj, me profesion shofer autobusi, banues ne lagjen "Dyli Haxhire", e Elbasanit. Disa ore pe ngjarjes, ne saje te nje pune profesionale te policise se qarkut, eshte bere i mundur identifikimi i autoreve te dyshuar te ngjarjes dhe arrestimi i tyre.
Vrasja
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.30 te se premtes, ne lagjen "28 Nentori" te Elbasanit, por eshte konstatuar afer mesnates nga dy kalimtare te rastit, te cilet kane pare nje person te pajete te shtrire brenda nje autobusi urban te qytetit. Sapo eshte marre ky informacion, menjehere ne vendin e ngjarjes jane nisur te gjitha sherbimet policore te Drejtorise se Policise Qarkut Elbasan, si dhe ato te komisariatit te qytetit. Policia ka konstatuar se viktime e ketij atentati me arme, ishte 52-vjecari Gezim Alikaj, shofer autobusi, i cili ishte qelluar me pistolete me nje plumb ne koke, brenda ne mjetin e tij te punes. Pas kesaj ngjarje, policia e Elbasanit eshte angazhuar totalisht per identifikimin e autoreve te ketij ekzekutimi. Policia ka shoqeruar rreth 12 persona ne komisariat, qe jane marre ne pyetje per ngjarjen dhe brenda nje harku kohor prej 10 oresh nga momenti i ngjarjes, policia ka mundur te arrestoje tre persona te dyshuar si autore te ngjarjes, Ibrahim Caken, 31 vjec, Elton Hyken, 30 vjec dhe Ardit Spahiun, 28 vjec, te tre banues ne qytetin e Elbasanit.
Shkaqet
Sipas policise, krimi ka motive gjakmarrjeje. Kjo vrasje dyshohet se ka lidhje me nje tjeter vrasje te disa viteve me pare ne Spanje. Burimet bejne te ditur se dyshohet se vellai i viktimes Gezim Alikaj, ka vrare ne Spanje, vellain e Ibrahim Cakes. Nje grup hetimor i ngritur menjehere pas ngjarjes, po punon per zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes. Mendohet se dy te arrestuarit e tjere, Elton Hyka dhe Ardit Spahiu, kane mbeshtetur Ibrahim Caken ne kete vrasje. Mbi tre te arrestuarit do te rendojne akuzat e "Vrasjes me paramendim, ne bashkepunim dhe "Mbatje pa leje e armeve luftarake", e parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/2 te Kodit Penal.
L.Koraqi

Te arrestuarit
Ibrahim Caka, 31 vjec
Elton Hyka, 30 vjec
Ardit Spahiu, 28 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›