E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Rames per Barroson, komentet e lexuesve: Si kofini pas te vjelit

Menjehere pasi Edi Rama, kryetar i Partise Socialiste i dergoi nje leter presidentit te Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, kane "shperthyer" reagimet e lexuesve online. Ata kritikojne faktin qe z.Rama e dergoi letren vetem pasi KE e kishte marre vendimin per te propozuar heqjen e vizave. Si "kofini pas te vjelit" eshte konsideruar letra e Rames. Ne faqen e internetit Balkaneeb, e Tv Nees 24 dhe Gazetes Shqiptare, ka pasur nje "lume" komentesh qe ironizojne letren dhe shprehin zhgenjim nga ky hap i Rames qe konsiderohet edhe si tallje. Me poshte vijojne disa nga komentet, ku jane censuruar fjalet e pahijshme.
Nje qytetar, emigrant ne Itali:
Pse nuk i dergoi Barrosos kete leter nje jave me pare? Por vetem pasi e pa se nuk mund te pengoje dot me ecjen e Shqiperise drejt Evropes, provon te tregohet kinse edhe (PS) deshiron ate. Beri cka ishte e mundur deri para 1 jave per te penguar cdo gje, dhe tani i doli fytyra e vertete qe mundohet te mbuloje me ate mjekren socialiste-mafioze! Rrofte Shqiperia, ju faleminderit zoti Kryeminister per kete sukses tuajin historik. Urraaa, jemi edhe ne ne Evrope!
Kati, SHBA
Z Rama, nuk mendoj se ke deshire te liberalizohen vizat, sepse ua heq "buken e gojes" shokeve te tu qe shesin viza false, si p.sh. Erion Brace yt qe na shiti neve viza false.
Ju jeni te gjithe te papergjegjshem para ketij populli, prandaj ai ju denon ne votime.
Kastriot, Philadelphia
Tani qe u mor vendimi per liberalizmin e vizave, tani del dhe shkruan nje leter dhe me kete do te thote se "dergova une leter pa u liberalizuan vizat"! Njeri pa turp! Deri tani beri c'mundi qe te pengohej si liberalizimi i vizave ashtu dhe kerkesa per vendin kandidat per ne BE. Meqenese ka popullsi relativisht ne moshe te re dhe do te kete nje numer shume te madh njerezish qe do te largohen nga Shqiperia. Edhe grevat, edhe protestat, dhe bllokimi i rrugeve, edhe deklarimi per mosbindje civile, donin te tregonin qe Shqiperia nuk ka stabilitet, prandaj dhe nuk duhen liberalizuar vizat. Por Evropa nuk ka mendjen e ketij Rames qe lufton per pushtet personal, por shikon punen e gjithanshme dhe te perkushtuar te gjithe kabinetit te Qeverise ne permbushjen e detyrave dhe mori vendimin me te drejte per te miren e shqiptareve! Rama do te pervetesoje punen e Qeverise.
Vlonjati, Kanada
Edi Rama, je demagog. Pse del tani kur puna u krye, dhe i ben thirrje Evropes, apo qe te mos marre parasysh se cfare bere ti me qellim bllokimin e liberalizimit te vizave. Ju keni gen komunist dhe beni vetem propagande, ti dhe partia qe ti perfaqeson.
Banor ne Tirane
Je kujtuar shume vone z. Rama. Askush nuk i beson me hipokrizise tende te radhes. Perkundrazi ti je shkaktari i voneses te liberalizimit te vizave, dhe per kete do te ndeshkohesh nga vota popullore.
Emigrant ne Torino
Jo vetem qe beri c'kishte ne dore qe te mos liberalizoheshin vizat, derisa ai te siguronte pushtetin, por tani kur e pa qe perpjekjet e tij te deshperuara nuk paten sukses, por perkundrazi liberalizimi eshte ne nje rruge pa kthim, del si kofini pas te vjelit dhe "urdheron" Evropen, qe te mos ndikohet nga destruktiviteti i tij dhe partise se tij. Veprimet e Rames jane veprime deshtaku, ato nuk i kuptojne vetem "populli opozitar", qe ne te vertete eshte populli antishqiptar.
Emigrant ne Finlande
E mor Edvin, komunist e bir komunisti je... Kete radhe, e shkroi Berisha emrin ne librin e historise se Shqiperise si Kryeministri i vendit qe udhehoqi vendin drejt Evropes. Kujton ti se te gjithe shqiptaret jane budallenj si ato "200.000" protestuesit e tu (shumica e tyre per interes te kane ardhur jo se kane qene te interesuar per reformat e tua prej komunisti). Politik e re, pffffff. Hajde zgjohu nga gjumi dhe fillo merru me punet e Bashkise.
Mila, Gjilan
Vone te ka dale gjumi o enderrues pushteti, Rama me i derguar leter, pse nuk i cove leter ditet e kaluara por pikerisht sot pas marrjes se lajmit per heqjen e vizave, mos valle ke menduar se nuk do na heqin vizat e ta quash fajtor Berishen edhe per kete!? Fitues ka qene dhe prape eshte dr. Sali Berisha dhe perseri do te jete sepse ti Rama nuk je per politike, politika nuk behet neper rruge... Dorezohu me ne fund...
Laura, Tirane
Pasi futi 22 deputete ne greve urie diten kur 12 ministra te BE kerkonin heqjen e vizave per Shqiperine dhe beri c'kishte ne dore te pengonte liberalizimin e vizave sot kur e pa qe deshtoi mundohet te festoje gezimin qe kerkonte me cdo kusht dhe forme ta prishte deri dje! Hipokrit i lig... Qe nxin sa here shqiptaret gezojne dhe gezon sa here qe shqiptaret kane probleme!
Klodi, Boston
Deri tani Dulla i ri ne PS-PPSH beri cdo gje kundra asaj qe bente qeveria po e pa se s'ia vari njeri. Keshtu veproi dhe gjate pranimit ne NATO qe nepermjet emisareve te tij reklamonte se Shqiperia akoma s'eshte e gatshme per NATO-n. Kur u pranua i "futi" nje koncert ne shesh. Tani qe deshtoi greva e deshtimet nuk numerohen dot, perfshire dhe kutite, pasi ka marre fund liberalizimi i vizave po na "qan" per vizat dhe na i lutet z. Barroso perseri nepermjet nje letre dacibao, po kesaj radhe do te tregoje se po "ndryshon". Ceshtja e vizave eshte bere gati me kohe si puna e atij kostumit qe qep rrobaqepesi, pasi pritet copa fillon qepja, behet prova e pare, riparohen defektet, behet prova e dyte, riparohen ndonje vogelsi dhe pastaj perfundon kostumi. Tani qe kostumi i vizave u be gati per t'u veshur e do te vishet ne vjeshte, kerkon Dulla i ri qe ta veshe nje mbremje kostumin. Po s'te pershtatet ty ky kostum se te dalin pantallonat trecerekeshe dhe menget e xhaketes te shkurtra.
Bashkatdhetari, SHBA
1. Zoti Rama, tani u kujtove qe paska edhe shqiptare e interesa kombetare !
Pasi e pe qe logjika e rruges nuk te nxjerr asgjekundi po vetem tek burgu me tenda i bulevardit, vendose te kthehesh ne Parlament, aty ku ushtrohet demokracia!!!
2. Sa per kete te zgjuarin "uk" qe ju ve epitetin "idiot", te gjithe atyre qe mendojne ndryshe prej tij dhe pergezon PS(K) per "bashkepunim" me komunitetin evropian, pasi ua "nderroi" nenen dhe babane gjithfare lloj te indoktrinuarish e "tas-fasule ngrenesish" dhe mbajti peng aspiratat e shqiptareve per nje shtet ligjor e levizje te lire, pasi mbajti peng Tiranen per kaq dite, nje sugjerim: lere politiken dhe ik ha ndonje tas fasulesh nga te Dushkut! Nuk flitet me gojen plot!
Banor ne Tirane
More nje shuplake te rende te radhes Edvin Rama, t'i dhe politika jote e destabilizimit te vendit. As letrat dhe as konferencat e shtypit nuk te pine me uje pasi shqiptaret e vertetuan se kush punon per ta dhe kush kunder tyre. More fund plake Mere... More fund.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›