E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një letër për Barroson

Lejomëni tju lutem zoti President që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me çfarëdo problemi që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetutshmërisë në një sërë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vetë parlamenti ku këto mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rëndom

Nga Edi Rama

Kryetar i Paftisë Socialiste

Mr. Jose Manuel Barroso

President i Komisionit Europian

Fort i nderuar President Barroso,

Ju shkruaj me mirënjohjen e thellë për lajmin e mirë se institucioni që Ju drejtoni do ti propozojë në Samitin e Sarajevës vendeve anëtare të Bashkimit Europian heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, duke na krijuar kësisoj mundësinë për tu bërë pjesë e hapësirës së lirë ku, ashtu si fqinjët, edhe shqiptarët të mund ti kalojnë kufijtë e Europës pa pengesë.

Është ky rasti më i mirë për mua që tju falënderoj në emër të opozitës shqiptare për koherencën që Ju personalisht, e Komisioni Europian po ashtu, keni manifestuar në vijimësi për ta nxitur, mbështetur e përfshirë Shqipërinë në rrjedhën e bashkëjetesës europiane, duke ndikuar me këmbëngulje përpjekjet e vendit tim në rrugën e vështirë për përmbushjen e standardeve mbi të cilat qëndron në këmbë ngrehina e Bashkimit Europian.

Lejomëni tju lutem zoti President që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me çfarëdo problemi që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetutshmërisë në një sërë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vetë parlamenti ku këto mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rëndom.

Apelin për heqjen e regjimit të vizave e për moskushtëzimin e kësaj procedure të shumëpritur për Shqipërinë e kemi bërë papushim, në Tiranë, Bruksel, Strasburg, Pragë, Sarajevë, kudo ku kemi gjetur një hapësirë europiane për të thënë fjalën tonë në emër të një populli europian, të shumëvuajtur pesëdhjetë vjet nën një prej regjimeve komuniste më brutale në botë dhe të mbetur sot e gjithë ditën brenda kufijve të vet të lëvizjes së lirë për shkak të një tranzicioni të stërzgjatur plotë mangësi e boshllëqe në ndërtimin e shtetit demokratik.

Me të njëjtën vetëdije kemi punuar, në mes të krizës politike që ka mbërthyer vendin, për miratimin konsensual në Kuvendin e Shqipërisë të një rezolute të 11 marsit 2000, ku kemi inkurajuar institucionet shqiptare në përmbushjen e standardeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Kjo periudhë do jetë vendimtare për vendin tim dhe liberalizimi pa kushte i vizave me Shqipërinë do të inkurajonte padyshim edhe kapërcimin e pengesave të vështira me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Me mirënjohje të thellë për gjithë sa keni bërë në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë drejt integrimit europian dhe me urimin që mandati Juaj i dytë në krye të Komisionit Europian të jetë plotësisht i suksesshëm, Ju falënderoj për vëmendjen që i kushtuat këtyre rreshtave.

Juaji sinqerisht,

Edi Rama

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") AY - Rama ???? |28/05/2010 13:55:14 Po cne me vizat ky?? Se dinim qe paska lobuar. Edeh greva e urise dhe bllokimi
i rrugeve per vizat paskan qene. Komentoje 8 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/opinion/103-opinion/23450-nje-leter-per-barroson';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›