Kufijte e vetes

Pas nje kerkimi te gjate mbi tema si familja identiteti kufijte Stefano Romano jep nje perceptim te qarte ne ekspoziten A do te rrish dhe pak per marredhenien e artistit me veten shoqerine dhe te tjeret
Kush jam une A e njoh veten Sa jam i gabueshem fare eshte familja shoqeria rregullat kufijte do te thote te jesh perhere ne udhetim dhe te mos kesh kurre nje shtepi Pyetje te tilla e shqetesonin nje te ri ne Bergamo ne fillimet e krijimtarise se tij. Ketu edhe e perqendroi kerkimin artistik Stefano Romano me bindjen se keto nuk jane shqetesime qe i perjetonte vetem ai. Ne moshen 35-vjecare arriti ate faze pjekurie sa ti trajtonte keto ceshtje ne artin e tij.
Idete i ka shprehur ne ekspoziten A do te rrish edhe pak e hapur deri me 26 shkurt ne Galerine Zeta. Prezantohen 5 pune te realizuara ne vitet 2008-2011. Po te mbahet parasysh rrjedha kronologjike e realizimit te puneve shihet qarte logjika qe i bashkon me njera-tjetren. Po ashtu krijohet nje ide edhe per perjetimet e artistit.
Bazat e konceptit te tij duken qarte ne instalacionin Ne kerkim te nje familje2008. Ne secilen prej 11 fotografive qe levizin ne nje videoprojektor shihen kater persona te kombesive te ndryshme qe rrine brenda nje katrori hekuri 250x200 cm te lyer me ngjyre te kuqe dhe pozojne para aparatit. Vete artisti eshte brenda ketij kuadrati. Romano pyet a mund te krijojne nje familje keta njerez
50 vite me pare ishte e qarte se cfare ishte nje familje. Te gjithe mund te jepnin nje pergjigje. Po sot cfare eshte nje familje Ka njerez qe jetojne se bashku por nuk martohen. Per kishen ky cift nuk ekziston por per shtetin po. Ka cifte homoseksualesh qe jetojne se bashku. A mjafton te ndash nje hapesire te caktuar per te qene nje familje apo ka dicka me shume pyet Romano pa bere ndonje koment por duke e lene te lire shikuesin.
Te kjo pune te paret qe bien ne sy jane kufijte ajo kornize prej hekuri e vendosur ne kembet e kater njerezve qe pozojne ne foto.
Kufijte vijne e behen me te qarte ne nje realitet me te madh me me shume se 4 persona. shte shoqeria.
Mbi kete ide ngrihet instalacioni Pa titull 2. Ne disa flete te bardha A4 artisti heq nje vize qe nuk arrin te jete e drejte duke zhvendosur keshtu edhe vete formatin standard A4.
E gjithe ekspozita permbledh dy koncepte cfare jemi dhe cfare na kerkojne te tjeret te jemi.
Duhet te jemi perfekte duhet te kemi nje familje duhet te jemi gjithmone te perqendruar perndryshe jemi jashte loje. Keto jane rregullat qe ka vendosur shoqeria por qe lekunden transformohen ndryshohen me kalimin e kohes.
Ketu duket sikur zbehet ajo ane poetike me te cilen Romano e ka pare jeten dhe shoqerine. Kete fragment te procesit te krijimit ai e ka quajtur Ditari-Pasazhi. Jane 30 fotografi te realizuara ne vitin 2010 qe projektohen mbi leter adezive ngjitur mbi alumin.
shte nje moment delikat trishtimi melankolie. Ndoshta sepse eshte nje kalim nga drita ne erresire nga jeta ne vdekje kalohet nje kufi.
Kufijte shteterore. Vec kufijve te vetes dhe te shoqerise artisti eshte perballur dhe ka kapercyer edhe kufijte shteterore ne vitin 2003 kur erdhi per here te pare ne Shqiperi si asistent i artistit shqiptar ne Itali Adrian Paci per te zhvilluar nje workshop.
Ne nje cikel vizatimesh te realizuara gjate 2010-es me titull Shtepia ime aq larg shtepise ai projektonte hapesirat ku ka pushuar ne udhetimet Durres-Bari Bari-Durres. shte vendi ku i lind pasiguria e te qenit i vetem ne bote ne kerkim te vetes dhe ku i kujtohet shtepia.
Kjo ndodhi fillimisht me te. Me kalimin e viteve u ambientua me Shqiperine.
Deri me 2005-en mori pjese ne ekspoziten Onufri kuroi konkursin e fotografise Marubi ne vitin 2004 mori pjese ne Bienalen e Tiranes ishte bashkethemelues i Institutit te Artit Bashkekohor TICA. Ne kete kohe nga te dy anet Itali dhe Shqiperi i behej pyetja A do te rrish edhe pak pyetje te cilen e ruan ne zemer dhe e mendoi se i shkonte per titull ekspozites.
Vendosi te rrije me gjate ne Shqiperi. Para nje viti pranoi oferten e Universitetit Polis per te dhene mesim ne degen Fenomenologjia e Artit
Nese e pyet tani se cfare jane kufijte ai pergjigjet Nje cak qe duhet kaluar. Ato percaktojne kur perfundon nje stad dhe fillon nje tjeter. Ato vendosin raportin tend me tjetrin.
Puna e fundit e ekspozites i kushtohet pikerisht ketij raporti me tjetrin. Titullohet jo autoportrete dhe eshte realizuar ne tekniken stilolaps i zi ne leter. Aty artisti vjel mendimet qe kane te tjeret per te shoket miqte koleget.
Stefano Romano beson te keto mendime i duken objektive. Te tjeret mund te jene me te ashper sesa jemi ne me veten. Ne vete kerkojme gjithmone ti zbusim gjerat thote ai.
Mendimet e miqve te tij na e paraqesin nje njeri te pambrojtur enderrimtar dhe syhapet ne te njejten kohe tipare qe Romanos vete i duken reale.
Ketu merr fund ky proces i njohjes se artistit i ndaluar shpesh nga rregullat normat kufijte qe cdo here jane ne ndryshim dhe e vene njeriun dhe artistin perpara te papriturash.
Ne fund Romano del nga diskutimi per veten dhe flet per nje realitet qe ai e njeh jo pak zhvillimin e artit bashkekohor shqiptar nga 2003 deri me sot. Ai mendon se ka ndryshuar por jo per mire. Kur erdha ketu kishte shume entuziazem artistet kishin shume deshire per te krijuar. Nuk ka humbur cilesia por entuziazmi shpresa qe gjerat mund te ndryshojne. Besoj se sot ka nevoje per nje sistem te forte arti. Hapesirat private kane nevoje per koleksionistet qe blejne veprat sepse eshte nje stimul per artistet. Gjithashtu kane nevoje per kuratore per kritiket per profesionalizem.