“Kutitë”, Berisha nuk lëkundet: Vendimet e gjykatës nuk zhbëhen
TIRANE- Ndërsa përshëndeti rezolutën e Parlamentit Europian, Kryeministri Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria e tij është e gatshme ti shtrijë opozitës dorën e bashkëpunimit, sic tha ai në kuadrin e një vendi demokratik ku vendimet e gjykatave nuk mund të zhbëhen.
“Garantoj Parlamentin Europian se kjo mazhorancë ka vullnetin e hekurt, inteligjencën e mjaftueshme për ti shtrirë opozitës dorën e bashkëpunimit në kuadrin e një vendi demokratik” u shpreh Berisha përpara deputëtevë të mazhorancës të pranishëm në kuvend.
Në kohën kur opozita vazhdon me këmbëngulje rrugën e bojkotit dhe të protestave në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit, kryeministri kujton se kur vendi është anëtar i NATO-s, aspirant për anëtarësimin në BE dhe kur zgjedhjet u certifikuan e u përshëndetën nga ndërkombëtarët, sipas tij Rama po pengon partinë e tij të futet në kuvend duke kërkuar zhbërjen e vendimeve të gjykatës.
“Rama kërkon që unë dhe ai të vendosim të zhbëjmë vendimin e gjykatës për zgjedhjet. Të dy bashkë përcaktuam rregullat për zgjedhjet por ndryshimi mes meje dhe atij ishte se kodin e hartoi ai” theksoi Kryeministri.
Berisha akuzoi Ramën se e ka shndërruar opozitën në një “opozitë rruge” ndërsa hodhi akuza të forta personale në drejtim të liderit të socialistëve.
Duke ju referuar deklaratave të opozitës për vazhdimin e protestave, kreu i qeverisë theksoi sërisht se detyra e tij është të garantojë protestën e cdo force politike. Berisha nuk la pa përmendur faktin se në rast të përdorimit të dhunës nga ana e protestuesve , do të jetë ligji që do të veprojë mbi ta.
“Garantoj protestën e cdo force politike. Ftoj Ramën të organizojë protesta para zyrave të mija, aty do jem cdo ditë. I kam përshëndetur protestuesit jo me sens armiqësor. Por ata që menduan, rrethuam keshtjellën dhe hajde ta marrim, do tju tregoj se sa ju vlen lëkura” theksoi Berisha.
(e.n/BalkanWeb)