Kufiri, 50 shoqata kundër paktit me Greqinë
Parlamenti i Shqipërisë nuk duhet të ratifikojë marrëveshjen që përcakton ndarjen e ujërave me Greqinë. Ky ishte apeli i djeshëm i 50 shoqatave që zhvilluan një takim për të analizuar këtë marrëveshje. Në pritje të diskutimit të dokumentit në Kuvend, përfaqësuesit e shoqatave që mbrojnë interesat e kombit shqiptar u mblodhën në Muzeun e Shkencave për t‘u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar.
Historianë, politikanë dhe ekspertë të shumtë si Arben Puto, Pëllumb Xhufi apo Myslim Pashaj, konstatuan se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, ka shkelje të rënda nga pikëpamja juridike por edhe teknike, çka cenon rëndë territorin shqiptar. Arben Puto, njohës i mirë i së drejtës ndërkombëtare, bëri apel për një ballafaqim mes argumenteve dhe studimit të kolonelit Pashaj mbi këtë marrëveshje dhe institucioneve shtetërore. "Jemi përpara një studimi dhe nuk ke të bësh me supozime, por me fakte dhe llogaritje të ekspertit më të mirë dhe të padiskutueshëm në vendin tonë, për të cilin deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje nga autoritetet. Nuk flasim për dyshime, por për probleme serioze që duhen parë me kujdes. Duhet të ballafaqohen argumentet", vërejti Puto. Më tej ai argumentoi lidhur me marrëveshjen se ujërat e brendshëm të gjirit të Sarandës janë përfshirë në ujërat territorialë. "Kjo përbën një shkelje, pasi ujërat e brendshëm asnjëherë nuk përfshihen në procesin e ndarjes së kufijve detarë", u shpreh ai. Sakaq, historiani dhe politikani i njohur Pëllumb Xhufi, tha se marrëveshja është e turpshme, duke vendosur paralelizëm me historinë e shitjes së ishullit të Shën Naumit nga Mbreti Zog. "Historia nuk është histori e re, por na kujton historinë e shitjes së ishullit të Shën Naumit nga Mbreti Zog. Shën Naumin na e dha perëndia, ligji dhe Lidhja e Kombeve, dhe Gjykata Ndërkombëtare, ndërsa Zogu ia fali Jugosllavisë, pasi kjo e fundit e ndihmoi me trupat serbe për të rrëzuar qeverinë e Fan Nolit. Dhe pyetja është: Po kjo qeveria jonë, që ia jep ujërat detare Greqisë brenda ditës, përse e dha një gjë të tillë?", tha Xhufi. Duke vijuar argumentin e tij, Xhufi shton se "ne e dimë çfarë qeverisje e politikanë kemi. Dikush mund të mendojë se e ka bërë edhe më përpara". Xhufi vazhdoi më tej duke kujtuar një sërë çështjesh të cilave Greqia ka refuzuar t‘u japë një zgjidhje. Kolonel Pashaj, i cili ka hartuar dhe studimin ku argumenton shkencërisht se marrëveshja i fal 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon Greqisë, i bëri apel Parlamentit e shtetit të mos ratifikohet Parlamenti. "Në një moment kur SHBA-të kanë 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montegoobejt dhe akoma kanë probleme me interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7-8 muaj ne shpejt e shpejt në mënyrë hermetike të nënshkruajmë marrëveshjen", nënvizoi Pashaj. Debati dhe reagimi i fortë i ekspertëve, si dhe historianëve në lidhje me marrëveshjen që u nënshkrua disa muaj më parë nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për kufirin mes dy vendeve, po rikthehet sërish në vëmendje, pasi pritet që marrëveshja të kalojë në Parlament, duke u legjitimuar përfundimisht. Përmes reagimit të ashpër, historianët dhe politikanët kanë vënë në pikëpyetje se si qeveria shqiptare lejon që të humbasë nga territori i saj ujor në një kohë kur shteti grek ka ende shumë çështje historike të pazgjidhura që lidhen me shtetin shqiptar.
A.Thomollari