Kufiri, Kushtetuesja pezullon ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë
27/11/2009 Gjykata do të shqyrtojë kërkesën më 8 dhjetor, pa afat vendimi
Gjykata Kushtetuese pranoi të marrë në shqyrtim kërkesën e opozitës për marrëveshjen me Greqinë për kufijtë detarë, kërkesë e cila do të shqyrtohet më 8 dhjetor. Që nga depozitimi i kërkesës më 9 nëntor e deri më 9 dhjetor mbushet plot një muaj, kohë që sipas interpretimit që Gjykata i ka bërë ligjit i duhet për ta shqyrtuar kërkesën. Ndryshe nga sa ishte menduar më parë, nuk ka asnjë afat detyrues për Gjykatën Kushtetuese për të marrë vendim për këtë çështje. Me qëllim shmangien e të gjitha interpretimeve të mundshme nga institucionet e tjera, sidomos Kuvendit të Shqipërisë në vendimin e saj të djeshëm trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka përfshirë edhe pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni, “gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë më datën 26.11.2009 morën në shqyrtim paraprak kërkesën e gjashtë partive dhe çmon se, bazuar në nenin 31 të ligjit nr. 8577, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues, Partia Socialiste e Shqipërisë”. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në bazë të nenit 31 dhe 52/3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë. Po ashtu kjo rup gjykuese vendosi të rrëzojë kërkesën për subjektet e tjera kërkuese, si dhe të pezullojë procedurat e ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Në mesin e muajit tetor Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Socialdemokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, partisë “Ligj dhe Drejtësi”, partisë “G-99”, depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë me objekt: “Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Shqyrtimi nga Kuvendi
Kuvendi i Shqipërisë ka përfshirë në axhendën e punimeve nga 16 nëntori deri më 24 dhjetor miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, i paraqitur nga qeveria më 22.06.2009.
Plotësimi i dokumentacionit
Partia Socialiste dhe pesë subjektet e tjera politike dorëzuan më 9 nëntor në Gjykatën Kushtetuese statutet e funksionimit të tyre dhe certifikatën e regjistrimit në gjykatë, sipas kërkesës së vetë Kushtetueses. Në këtë mënyrë, ato kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për të legjitimuar kërkesën e tyre për shpalljen si antikushtetuese të marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë.