Aldo Bare hesht në gjykatë,i lexohen të gjitha akuzat
26/11/2009 Kapobandës së Lushnjës i shterojnë fuqitë. Thotë vetëm emrin e mbiemrin
TIRANË- Alfred Shkurti, i njohur me emrin e tij të dytë Aldo Bare, u paraqit dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurimit personal. Nën masa sigurie të veçanta, Aldo Bare hyri në sallën e gjyqit nëpërmjet tunelit që lidh burgun 313-të me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Seanca ishte e shkurtër dhe pa praninë e mediave. Ndërkohë që mësohet se gjykata i ka komunikuar akuzat Aldo Bares dhe e ka njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Aldo Bare ka dhënë para gjykatës gjeneralitetet përkatëse, por mësohet se nuk ka folur asnjë fjalë rreth akuzave të ngritura. Ka mbi shpinë gati 20 vrasje të ndodhur në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që akuzohet edhe si urdhërues i dhjetëra vrasjeve të tjera. Kapobanda e Lushnjës, tashmë në moshën 45-vjeçare, duket se i ka “shteruar” fuqitë mbrojtëse, teksa nuk ka dhënë asnjë shpjegim para gjykatës. Pritej që Bare të fliste gjatë për akuzat e tij dhe për veprimtarinë kriminale, por duket se ai e ka lënë këtë gjë për ta bërë në fazën e gjykimit. Aldo Bare u arrestua në Ankara tre vjet më parë. U mbajt në gjendje arresti nga shteti turk, në pritje të ekstradimit. Ndërsa kërkohej nga dy shtete, Italia nga njëra anë që e kërkonte për akuzat e trafikut të drogës, dhe vendi ynë, i cili kishte ngritur dhjetëra akuza të rënda kundër kapos së krimit në Lushnjë. Aldo Bare u mbajt në burg në Ankara deri në momentin kur apeli e më pas Parlamenti i dha “ok” për ta ekstraduar drejt Tiranës. Ekstradimi i tij u bë në fshehtësi të plotë. Procesi gjyqësor kundër Aldo Bares do të nis në janar të vitit 2010. Është Fatmira Hajdari ajo që do të kryesoj trupin gjykues dhe do të njoh Baren me provat e akuzës si dhe me dëshmitarët që do të paraqiten në sallën e gjyqit, për të deklaruar ato që kanë thënë edhe në Prokurori. Bare është në dy procese në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në një proces gjykohet i vetëm dhe në procesin tjetër është me anëtarët e tjerë të grupit