Kufiri, Mali i Zi-Kroaci asnjë zgjidhje për Prevllakën
PODGORICë- çështja e kufirit në kepin e Prevllakës, rajoni i Bokës së Kotorrit, midis Malit të Zi dhe Kroacisë ende ka mbetur i pazgjidhur, kjo çështje duhet të përfundojë pa nguti, por edhe pa kohëzgjatje, sipas Podgoricës zyrtare.
Millan Roçen, shef i diplomacisë malazeze theksoi se nuk ka asnjë risi në procesin e negociatave për kufirin në Prevllakë.
“Të dy palët respektojnë marrëveshjen që kjo çështje të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pa përshpejtime, por edhe pa e ngadalësuar”, tha shefi i diplomacisë malazeze, raporton KosovaLive.
Ai tha se në një të ardhme të afërt do të merren vesh për takimin e komisioneve ndërqeveritare, me të cilët kryesojnë shefat e diplomacive të të dy vendeve. Kjo qasje e zgjidhjes së këtij problemi është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian dhe faktorët tjerë ndërkombëtar.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Jandrokovic citohet të ketë thënë se negociatat nuk janë kushtëzuar me afate të caktuara, edhe pse Zagrebi do të dëshironte të përfundonin sa më parë.
(m.a/koha/BalkanWeb)