E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri detar, Meta: Marrëdhëniet me greqinë do përparojnë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për BBC-në tha se rrëzimi i projektmarrëveshjes për kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të cënojë aspak të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve.
"Ka një keqardhje jo vetëm do të thosha nga pala greke, por do të thosha se edhe unë ndjehem i keqardhur, jo thjesht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por në përgjithësi për instrumentalizimin në politikë të kësaj çështjeje për qëllime krejtësisht të ngushta politike" theksoi Meta.
Ndërkohë Meta hodhi poshtë zërat që marrëveshja ësht1ë bërë për të shmangur një veto greke ndaj anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në BE. "Nga gjithë studimi që unë i kam bërë kësaj çështjeje pas marrjes së detyrës së ministrit të Jashtëm, nuk shikoj asnjë tendencë të tillë. Absolutisht, unë mendoj që zgjidhja e këtyre çështjeve, zgjidhja e çështjeve të kufijve në tërësi, për vendet që ende nuk i kanë zgjidhur ato dhe që synojnë të anëtarësohen në BE, është një avantazh më shumë për të ecur më të sigurt në këtë rrugë, por absolutisht që të gjithë ata që pretendojnë apo që nxisin thashetheme të tilla, do të thosha absolutisht që do të ngelin të zhgënjyer. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë do të forcohen më tej. është një interes i dy popujve tanë, thjesht i dy qeverive, të cilat absolutisht që kanë përgjegjësinë për t'u ngritur mbi çdo episod të pakëndshëm" shtoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›