"Gërdeci", dëshmon drejtori i fabrikës Minxholli
Drejtori i Fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec dëshmon në seancë gjyqësore se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë urdhër për fillimin e punimeve për ndërtimin e fabrikës. Në seancën gjyqësore të rradhës ku janë të pandehur 29 persona si civil ashtu edhe punonjës të ministrisë së mbrojtjes Dritan Minxholli deklaroi se punimet për ngritjen e fabrikës kishin nisur më 29 maj të 2007 nga SAC- Albademil dhe se vetë ish gjenerali Shpëtim Spahiu kishte dhënë urdhër për ngritjen e fabrikës.
Minxholli vazhdon ne dëshminë e tij se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i asaj periudhe, Luan Hoxha kishte qenë në dijeni të aktivitetit të demontimit të municioneve në Gërded dhe madje në qershor të po atij viti kishte inspektuar punimet e fabrikës. Ndërkohë që më pas seanca ka vazhduar edhe me dëshmi të punonjësve të tjerë që kanë punuar në fabriken e demontimti të armëve në gërdec e cila shpërtheu më 15 mars të 2008 dhe humbën jetën 26 persona dhe u plagosën edhe rreth 300 të tjerë. Aktualisht dosja me 29 të pandehur vazhdon maratonën e seancave në gjykatën e Tiranës ku prezent në seancë janë të arerstuarit Sokol Gjeçi dhe Dritan Minxholli si dhe të pandehur të tjerë të cilët hetohen në gjendje të lirë.