Permbytjet tani dhe periferia e Shkodres nen uje
Zgjerohet harta e permbytjeve ne Qarkun e Shkodres. Pas zones se Obotit dhe disa zonave ne Komunen Dajc uji ka mbuluar edhe periferine e qytetit te Shkodres. Nderkohe qe ministri i Brendshem Lulzim Basha ne funksionin e kreut te komisionit nderministror te shtabit te emergjences civile ka theksuar se situata po monitorohet dhe mbahet nen kontroll qindra hektare toke dhe dhjetera banesa jane permbytur ne zonen e Livadeve ne periferine perendimore te qytetit te Shkodres.
SituataBanesat ne zonen e Livadeve po permbyten njera pas tjetres. Ne disa shtepi uji ka arritur deri ne 30 cm ne brendesi duke bere qe te keta banore te rikthehet frika e nje permbytjeje masive si ne fillim te ketij viti. Banoret e zones u jane rikthyer varkave dhe karrocave me kuaj si e vetmja menyre per te komunikuar me pjesen tjeter te vendit. Ata shprehen te shqetesuar se nuk jane lajmeruar per rritjen e nivelit te ujit dhe se gjate nates ka pasur rritje te ndjeshme te nivelit. Banoret kerkojne ndihmen e strukturave shteterore sa me shpejt per te shmangur situaten e ketij fillim viti kur u detyruan te braktisin shtepite per disa jave. Nje prej banoreve te zones duke folur per gazeten Shqip shprehet se situata cdo momente behet alarmante dhe kerkohet nderhyrje urgjente. Ka disa dite qe kemi prezence uji por mbremjen e se premtes rreth ores 12.00 niveli i ujit u rrit shume. Ishim ne gjume kur uji ka hyre brenda ne banese. Jemi zgjuar te trembur nga fqinjet te cilet na dhane alarmin se shtepite po mbusheshin me uje. Ne banesen time niveli i ujit arriti ne 20 cm por ka pas shtepi ku uji ka shkuar deri ne 30 cm. Jemi te trembur dhe kemi frike te qendrojme ne shtepite tona nuk dime si do te marre drejtim jeta jone. Ne kete menyre me permbytje te njepasnjeshme nuk jetohet duhet te mendohet nga shteti te behet nje zgjidhje sa me e shpejte.
Zona e Livadeve ndodhet ne afersi te lumit Buna dhe eshte permbytur disa here nga prurjet e shumta qe vijne pas shkarkimeve nga hidrocentralet e ngritura mbi kaskaden e lumit Drin por edhe reshjeve te shumta qe rritin prurjet e lumit Kir. Kjo ka bere qe te pengohet derdhja e lumit Buna ne Drin e per pasoje te ndodhe permbytja e Livadeve.
TakimiNderkohe ministri i Brendshem Lulzim Basha i shoqeruar nga drejtori i emergjencave civile Alfred Olli dhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj kane udhetuar drejt Shkodres per te inspektuar situaten. Ne nje takim te organizuar mesditen e djeshme ministri Basha ka informuar urdhrin e Kryeministrit Sali Berisha per ringritjen e komisionit nderministror te emergjencave civile. Ne takimin me shtabin e emergjences civile ne Shkoder ministri Lulzim Basha ne funksionin e kreut te komisionit nderministror te shtabit te emergjences civile eshte shprehur se nuk jemi as ne nje situate paniku por as ne nje situate relaksi. Situata sinoptike nuk eshte e favorshme ndaj jemi duke marre masa per te perballuar cdo situate. Me tej ministri Basha ka qetesuar duke thene se gjendja ne kaskadat e hidrocentraleve eshte plotesisht nen kontroll dhe e gjithe situata po monitorohet me shume kujdes.
Me tej pjesetaret e shtabit te emergjences ne Qarkun e Shkodres raportuan per marrjen e masave dhe pergatitjen per perballimin e cdo situate qe mund te krijohet.