E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Do presim Kushtetuesen per dekretet

Partia Demokratike do te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese para se te beje votimin e mese 7 dekreteve te Presidentit Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte. Deklarata u be dje ne konferencen e kryetareve nga kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi. Ai deklaroi se maxhoranca do te prese interpretimin e Gjykates Kushtetuese mbi kriteret e emerimit te anetareve te gjykatave supreme te vendit. Ne te njejten kohe Patozi ka informuar per kete qendrim me ane e nje letre zyrtare edhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Deputeti i PD Viktor Gumi ka paraqitur dje nje kerkese per interpretim te nenit 125 te Kushtetutes per rotacionin 3-vjecar te emerimeve te anetareve te rinj ne Gjykaten Kushtetuese. Kerkesa e tij e mbeshtetur nga mese 40 deputete te PD-se i kerkojne Gjykates Kushtetuese te beje nje interpretim ne lidhje me kerkesat e Kushtetutes per rrotacionin ligjor te gjykates cdo tre vjet si dhe te beje nje interpretim ligjor ne lidhje me kriteret qe duhet te zbatoje kreu i shtetit ne emerimin e gjykatave te larta te vendit para se ti dergoje per pelqim ne Kuvend. Pak dite me pare ne seancen plenare te dites se enjte kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se Kuvendi do te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese para se te votoje kandidaturat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›