Kufiri... i dashurisë
Dashuria, atdheu, njeriu, heroi, armiku. Për t‘i kuptuar nevojitet vetëm një... kufi. Një Kufi brenda nesh. Aleksandër Gera, i riu nga Galdina, arrin t‘i përpijë të gjithë kufijtë, duke qenë afër dhe larg dashurisë, afër dhe larg ëndrrës, afër dhe larg atdheut, afër dhe larg heroit dhe armikut.
Në një vend ku njeriu nuk është iniciues i mekanizmit, por i përdorur prej tij, Aleksandër Gerës i duhet të presë fatin. Atij i vjen Mariza, por atij i duhet që ajo të jetë Ema për ta dashur, për ta ëndërruar. Ai kërkon puthjen e parë, por arrin kalimin e parë drejt botës tjetër- një toke tjetër. Ai kthehet për dashurinë, por përballet me armikun. Dhe për ironi të fatit, armiku fle në të njëjtin vend me heroin, në të njëjtën zemër. Nuk është ai që i ndan rolet brenda vetes. Nuk është ai që vendos - në diktaturë nuk ka njeri, por vetëm model. Një model që vendoset diku tjetër, larg NJERIUT.
Aleksandër Gera është heroi dhe mjerimi i çdo njeriu në diktaturë. Një shaka, që mund ta sjellin vetëm diktaturat, e fut Gerën mes armikut dhe heroit, kur vetë ai s‘ka kërkuar asgjë të tillë. Atij i intereson ëndrra, por është në vendin e gabuar, mes modelit të gabuar. Gera është fytyra e çdo njeriu që ka pasur fatin e të jetuarit në diktaturë - është shqiptar, rumun, çek, rus - ai është njeriu i cili s‘ka të drejtë të mendojë: jeta e tij është e varur nga ajo që mendon Mekanizmi.
Atëherë, si mundesh t‘i shpëtosh këtij Mekanizmi?
Preç Zogaj sugjeron ta mundë Mekanizmin përmes Kufirit drejt DASHURISE. Pa dashuri, s‘ka hero, s‘ka jetë.
Gera nuk synon të mundë diktaturën, por të përqafojë dashurinë!
Aleksandër Gera, heroi i librit "Kufiri", është një i ri, i cili që në rreshtat e parë prezantohet nën një kufi - është kufiri i fituesve të konkursit për në shkollë të lartë. Dikur ai kishte pasur një kufi - puthjen me mësuesen e kimisë. Një kufi që do t‘i duhet ta kërkojë për të kuptuar dashurinë e mëpasshme. Në këtë rrugëtim për dashurinë ai kalon një kufi - kufirin tokësor, kufirin e vendit të tij, duke përfunduar në Jugosllavi.
Por atij i duhet të kthehet sërish në Galdinë - të kthehet për dashurinë e tij me Emën. Nuk ka menduar aspak heroin, e aq më pak armikun në këtë rrugëtim. Por për këtë kufi, mes heroit dhe armikut, nuk vendos më ai.
E vetmja që e mund zinxhirin e Mekanizmit është të vijojë të mendojë për dashurinë.
Por heroi për Mekanizmin është i frikshëm për Dashurinë. Pasi ka marrë vesh "heroizmin" që ka shpallur Mekanizmi për kthimin e Aleksandër Gerës "nga bota e frikshme kapitaliste", Ema rikthehet që të jetë Mariza. Dashuria e saj fshihet pas fytyrës së saj, emrit të saj, fustanit të saj. Mariza e fsheh Emën brenda vetes, duke lënë Aleksandrin pa ëndërr, pa dashuri - si i tillë ai ndihet edhe pa atdhe.
Loja me njeriun, e stilit të Milan Kunderës, dashuria e konsumuar pa prekje, si në romanet e Alesandro Barikos, e bëjnë romanin e Zogajt një prozë imponuese dhe njëkohësisht sugjestionuese, ku dashuria sfidon sistemin, sfidon frikën, sfidon të djeshmen e të nesërmen. Autorit nuk ia bën zemra ta vrasë heroin, por heroi i tij nuk mund të jetë më askush nëse dashuria s‘është më motivi i jetës.
"...Hijet e ngritën nga toka dhe vallëzuan disa çaste sikur i tundte stuhia, pastaj nga gjithë kjo mahi, një siluetë u shemb përdhe me një "oh" që nuk e dëgjoi njeri i gjallë në faqe të dheut..."
Ky është fundit i "Kufirit". Nuk është një histori dashurie, por një histori për dashurinë.