Në fund djathtas!
Tualetet publike kanë simbolizuar gjithmonë vendet e pista dhe të papranueshme. Sot ato mund të jenë të bukura, të pasura, por dhe ... një barometër i qytetërimit
Pikat kyçe
42 për qind e popullsisë së botës nuk i kanë vënë ende në zbatim kushtet higjienike. Për shkak të sëmundjeve që shkaktohen nga mungesa e higjienës çdo vit vdesin rreth 1.5 milionë njerëz
Turpi i përdorimit është edhe më i fortë se ai i dëshirës seksuale, saqë ndonjëherë mund të kthehet në një fiksim
Sot, tualeti publik është treguesi më i besueshëm dhe më i shpejtë i zhvillimit të shoqërisë së një vendi
Banja publike më e çuditshme është në formë luleje, ajo më luksozja ndodhet në një dyqan argjendarie në Hong-Kong, me ujë, lavaman, me mbajtësen e letrës higjienike prej floriri dhe mure prej zafiri e rubini, ndërsa më misteriozja është ajo "pop-up", që shfaqet natën dhe zhduket herët në mëngjes. Por çfarë janë këto "hirushe" teknologjike, apo vende të neveritshme?
Revolucion kulturor
Sot gjërat kanë ndryshuar, sepse po ndodh një revolucion kulturor që po i transformon banjat publike në ambiente gjithnjë e më teknologjike, të pastra, me dritë dhe më kryesorja, të sigurta, pasi natyrisht kanë një funksion higjenik shumë të rëndësishëm. Sipas "British medical journal", banjat publike janë progresi më i madh i mjekësisë në 150 vitet e fundit dhe mungesa e tyre, që ka të bëjë me 2.6 miliardë njerëz, shkakton çdo vit vdekjen e 1.5 milionë personave (për shkak të diarresë), por edhe sepse këtyre të fundit iu është kushtuar ekskluzivisht një universitet botëror "World Toilet College" në Singapor, e gjithashtu një ditë botore, "World Toilet Day". Në internet janë publikuar guida të ndryshme për të gjitha banjat e botës, duke filluar nga Parisi në Montreal, nga Firence në Pekin. Gjithashtu banjës publike i është kushtuar edhe një ndërtesë në formën e WC-së, ku brenda saj qëndron një fondacion dedikuar kësaj të fundit. Dhe për ta mbyllur këtë përshkrim kaq interesant, banja publike është barometri i shkëlqyer i qytetërimit, progresit, pastërtisë, turpit dhe zakonit të një vendi.
Me apo pa ujë?
Çmimin për zgjuarsinë e mban Kina: në qendrën tregtare "Great World City" gjendet një tualet që ka kushtuar gjithsej 558 mijë dollarë dhe disa njerëz e kanë pagëzuar "mrekullia e tetë e botës". Megjithatë kush udhëton e di se si funksionojnë gjërat dhe sa më në thellësi të gërmosh, aq më shumë surpriza do të zbulosh, shpjegon Stephen Arnott, në librin gazmor "Në fund djathtas". Në shumë vende të botës WC-ja është e krijuar në atë mënyrë që nevojat personale të bien mbi ujë dhe më pas me anë të një shkarkuesi gjithçka të zhduket. Në vende të tjera si Gjermania, WC-ja është krijuar në atë mënyrë që nevojat personale të bien mbi një terren të thatë, me qëllim që çdo person të zbulojë gjendjen e tij shëndetësore. Në vendet aziatike më të përhapura janë nevojtoret (pasi mbahen më pastër dhe nuk kanë kontakt me sipërfaqet e prekura nga bakteret) të futura në dysheme. Në Evropë, këto të fundit quhen "banja alla turka", ndërsa në pjesën tjetër të botës "tualet aziatik". Edhe nëse çështja në fjalë është cilësuar si tabu, gjërat e pozicionet kanë ndryshuar: në Perëndim njerëzit i bëjnë ulur nevojat personale, ndërsa në Lindje të mbledhur kruspull. Zakonisht meshkujt urinojnë në këmbë, ndërsa femrat ulur; në disa vende myslimane, si për shembull egjiptianët e vjetër, femrat urinojnë në këmbë. Gjithashtu edhe rregullat e mirësjelljes mund të variojnë: për shembull në Shtetet e Bashkuara është një veprim i paedukatë nëse troket në një derë banje publike për të pyetur a është e zënë. Në Japoni femrat e turpshme, tërheqin tri herë shkarkuesin me ujë me qëllim që të mos dëgjohen nga të huajt, aq sa para pak kohësh u krijua një pajisje, që u quajt "Princesha e muzikës".
Banja për të dyja gjinitë
Për pjesën më të madhe të vendeve të botës "WC-ja në grup" është ende një tabu, gjë e cila në të shkuarën nuk ishte kështu. Në kohën e grekëve dhe të romakëve, banjat ishin vërtetë publike. Në bibliotekën e Çelsios, në Efes, hapësira ku kryheshin nevojat personale kishte plot 12 "ndenjëse" nga të tria anët. Banjat romake ishin dhoma të mëdha, të mbushura me gropa të vogla, të cilat mund të nxinin brenda deri në 40 përdorues të të dyja gjinive, meshkuj dhe femra. E njëjta gjë ndodhte në Lindje, shprehet përgjegjësi i muzeut më të madh të çështjes në fjalë, "Sulabh International of Toilets Museum", në Nju Deli, Indi. Në vitin 1556, në qytetin indian të Alvarit, u ndërtua një banjë publike që mund t‘u shërbente 10 familjeve njëherësh. Disa mbretër, si Luigji XIV, i prisnin të ftuarit të ulur në tualet. Deri në momentin që u zbulua roli i baktereve, në vitet 1800, të bëje nevojat personale kudo, ishte më se normale. Përveç kufizimeve të vendosura për motive fetare, për shembull mes hebrenjve ishte besimi i përbashkët se diajtë qëndronin në jashtëqitje, edhe në Bibël citoheshin disa rregulla higjienike në lidhje me nevojat personale, si për shembull gjithçka të bëhej jashtë zonës ku jetohej dhe larg syve të njerëzve.
Banja në "reality"
Kjo tabu është rikthyer. Prova? Edhe telekamerat e "Big Brother" që regjistrojnë gjithçka, edhe aktet seksuale, ndalen në momentin e nevojave fiziologjike. Madje, as një film porno nuk do t‘i shfaqte aktorët ndërsa kryejnë nevojat personale në WC. "Turpi i intimitetit është më i fortë dhe më antik se ai seksual", shpjegon një psikolog i trupit. Ndonjëherë turpi i madh mund të kalojë në fiksim shoqëror, e ashtuquajtura "sindroma nga fshikëza e turpshme", frika se mos dëgjohemi nga njerëz të tjerë, por në raste të tjera, si për fëmijët dhe sportistët, përzierja tolerohet ende. "Në maratonën e fundit në Nju Jork, para garës atletët kishin urinuar të gjithë në një tub të madh", shpjegon një gazetar. Edhe sot, në ishujt Salomon, të kryesh nevojat personale, është një ritual kolektiv që përfshin të gjithë fshatin. Por sipas një antropologu të njohur, ky ritual ka një shpjegim preciz: "Në komunitetet e barabarta, siç ndodhte në të shkuarën mes murgjve të manastireve, individi është i ndrydhur, edhe simbolikisht, kundër akteve në komunitet, siç janë praktikat trupore".
Darkë në banjë
Kundër rrymës, tendenca e "banjave publike false": "Toilet Restaurant" në Shenzhen (Kinë) dhe Taipei (Tajvan) kanë pjata në formë oturaku, stola në formë WC-je dhe tavolina në formë lavamani; në një qendër tregtare të Nanjingut, gjithmonë në Kinë, stolat për klientët janë një radhë e gjatë filxhanësh uji të rremë. Në Londër gjendet "Loo-vre" ("Loo" në anglisht, është shprehja familjare për ‘WC-në‘), galeria e parë publike e artit-banjë.
Ekzistojnë pak vëzhgues të zakoneve të duhura, siç janë banjat publike, kundrejt të cilave kanë një tërheqje fatale. Përveç autorëve të shkrimeve dhe vizatimeve në mur, shumë persona në çdo vend, i përdorin banjat publike si "dhoma gjumi", ose për të "rimorkiuar" persona të së njëjtës gjini.
Banja të zëna
Kohët e fundit janë zgjidhur pjesërisht dy mistere që i kanë sjellë vazhdimisht tualetet në faqet e para të gazetave. Misteri i parë lidhet me faktin se cilën nga banjat publike duhet të përdorin të ashtuquajturit transvestitë, pra njerëzit që kanë ndryshuar gjininë. Sipas vendimeve amerikane, banja e duhur është ajo që i korrespondon gjinisë së treguar në kartën e identitetit. Misteri i dytë ka të bëjë me arsyen se në banjat e femrave ka më shumë radhë se në ato të meshkujve. Meshkujt urinojnë mesatarisht për 45 sekonda, ndërsa femrat për 90, pra dyfishin e kohës, ndaj dhe radhët në banjat e femrave janë më të gjata. Për këtë arsye lëvizja anglo-amerikane "Potty-Parity" ("barazi oturaku") kërkon që përmasat e tualeteve për femra të dyfishohet, ose më saktë të trefishohet në krahasim me ato të meshkujve. Kohët e fundit në Universitetin e Tajvanit studentet kanë kaluar në fakte, duke i zënë me forcë tualetet e meshkujve.
Kujdes nga rubinetet
Sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, pllaka e WC-së së një banjë publike gëzon një famë të keqe të padrejtë. Përqendrimi më i madh i baktereve me origjinë fekale është mbi sipërfaqen e dyshemesë së banjës (62%), në rubinetet e ujit të ngrohtë (31%), të peshqirët (15%) dhe në fund mbi kapakun e WC-së (15%)
Shkrime pafund
"Është idiot ai që e lexon". Kujt nuk i ka ndodhur të lexojë shkrime (dashurie, pornografike e politike) mbi muret e tualetit? Vite më parë, një sociolog amerikan shpiku fjalën "nevojtore", duke e konsideruar një formë arti ekzistues në të gjitha kulturat.
Seks konfuz
Prania e dizenjove pornografike nuk është e rastësishme. "Rrjedh që nga nudizmi shoqëror i banjës publike. Funksionet jashtëqitëse dhe ato seksuale, edhe për shkak të afërsisë anatomike, qëndrojnë krejt të ndara dhe disa personalitete foshnjore i krahasojnë të dyja shkallët. Anonimati mundohet të tregojë shfaqen e tij, që zakonisht qëndron e fshehur", shprehet një seksologe. Megjithatë shkrimi në banjë është një zakon i vjetër. Grafitet mbi muret e banjave termale të Pompeit thonë: "Gratë, vera dhe llixhat shkatërrojnë shpirtrat dhe mendjet tona, por e bëjnë jetën të denjë për t‘u jetuar".
Do të uleshit mbi një kaktus?
Një WC me mbështetëse prej kaktusi, që fatmirësisht është i pastruar nga gjembat. Gjendet në mes të shkretëtirës dhe është e vetmja shenjë e pranisë njerëzore
Mos e shkarko ujin!
Një shkarkues uji i shndërruar në një akuarium për peshq. Kjo "banjë" ndodhet në kafenenë "Tresor" në Paris. Në të vërtetë peshqit janë të sigurtë
E çuditshme!
Një pallat në formë WC-je, në Kore. Brenda jeton shoqata "World Toilet Association" që lufton për të mbrojtur tualetet e botës
Në stilin "Liberty"
Reklama e një WC-je në stilin "Liberty", në fillim të viteve 1900. Ajo funksion me ujë
Gjërat kanë ndryshuar!
Një WC teknologjike për femra, në "Whisky Cafè" Kuebek (Kanada)
Grafite "punk"
Banja e famshme e një lokali "punk" në Nju Jork, me mure të mbuluara nga shkrime dhe dizenjo. Kjo WC është cilësuar si një vepër arti
Të gjithë së bashku pa tabu!
Nevojtorja romake në Tunizi. Sot në disa vende të botës është e sikletshme të pyesësh se ku ndodhet tualeti
Kur WC-ja ishte kazan
Disa shekuj më parë, në mungesë të WC-ve, si në fshat ashtu dhe qytet, ishte mjaft e zakonshme që jashtëqitjet të derdheshin nga dritarja, duke lajmëruar që të largoheshin njerëzit që ndodheshin aty pranë
Dy baraka, shumë shërbime
Banja e një apartamenti në periferi të Maputos (Mozambik)