Njeriu, sa i çuditshëm!
Zyrtarisht u mbyll dje ekspozita e piktorit të njohur, Stefan Taçi, i njohur ndryshe si Stefo, e titulluar "Njeriu". Por ka ende një shans për ta parë, nëse gjendet ndonjë mik atypari, në galerinë "Kledio", ku ajo qëndroi e hapur për më shumë se dhjetë ditë. Ishte një ndër ekspozitat më të vizituara, sidomos nga kolegë të piktorit, por dhe politikanë e intelektualë, ku pati nga ata që përzgjodhën të blejnë disa syresh nga 29 punimet e ekspozuara. Të punuara në katër teknika: vaj, akrilik, mix-media dhe karbon, ato ofronin gjithkund atë, njeriun. Në këtë kuadër, për herë të parë, vjen një ndër figurat më të spikatura të shoqërisë shqiptare: Fatos Lubonja, në një portet të titullar "Publicisti". Është gjithashtu dhe Lasgushi me Dritëroin, njëri i titulluar "Poeti që fliste me diellin", e tjetri "Drama e poetit". Sepse, aty është njeriu, por ama është dhe njeriu shqiptar, që domosdo është dhe universal. Çfarë thoshte Migjeni: "Më mirë një derr i knaqun apo një Sokrat i përvujtun"? E kësaj dileme, i shkon më së miri punimi "Është një derr". Dhe në fakt ashtu është një derr! Por dhe Gërdeci e ka një vend trajtimin e figurës njerëzore sipas Taçit. "15 mars 08 (Gërdeciada)", quhet kështu punimi që i kushtohet ngjarjes së kobshme që ashtu si dhe kobe të tjera pas ‘90, është përfshirë në fjalorin e zi të politikës. Ngjashëm me vitin e mbrapshtë ‘97. Sepse kështu titullohet një punë e piktorit, që i dedikohet kobit të ardhur nga piramidat mashtruese. E nëse te "Gërdeciada", është portreti i sakatuar i njeriut, jo aq nga baruti sesa nga shpërthimi mediatik, te ‘97-a, është portreti i njeriut të trembur, me hijen e frikës në fytyrë, që sa është në jetë, është aq dhe në vdekje.
"O sa mirë të jesh njeri!", këlthet në emfazë, Stefan Taçi e i jep tastierës së ideve e meditimit duke thënë:
Pa dashur aspak të perifrazoj patetizmin e një fraze të njohur nga publiku vendas, joshja për të riformuluar e ritheksuar atë çka na dallon nga gjithë gjallesat e kësaj bote është mjaft e madhe. Dëshira për t‘ju rikthyer kohë pas kohe imazhit njerëzor, figurës konkrete me ngarkesë historike e simbolike, por edhe sociale e familjare, përtej magjisë vizive e kërkimit formalist ka qenë dëshirë për dialog e meditim. Pas dukjes sipërfaqësore, që më së shumti na tregon shenjat e kohës, më ka tunduar NJERIU.
Njeriu si hero, vetmitar, predikues, baba, poet, fëmijë, apo njeriu si pësues i lakmisë, si shfaqje e kotësisë, si bartës i dyzimit, si mrekulli e krijimit, si qenie e ndërvarur, e në analizë të fundit si një minierë e rrallë ku artisti gjen lëndën e tij. Kur je brenda saj kupton se para teje aty kanë kaluar shumë mjeshtër e gjeni të paarritshëm. Njëkohësisht ndien se rrotull ke plot bashkudhëtarë, por e sigurt është se mineralin duhet ta zbulosh vetë. Ndodh që hutohesh nga xixat e këtij minerali, siç ndodh edhe të mërzitesh nga balta që e rrethon. I druhem pikërisht këtij çasti, sepse atëherë na ndodh të duam më shumë kafshët se njerëzit, megjithëse shumë prej veseve tona i veshim me emrat e tyre. Ja pse të bëhet aq i afërt e kaq prekës vështrimi i butë i një qeni të braktisur, sytë e trishtuar të gomarit të lodhur apo shikimi enigmatik e plot delikatesë i një kumrie. Në të kundërt, më nervozon keqas maska idiote e mediokrit fodull e prepotent, më tërbon keqdashja mbushur me mosmirënjohje, nënqesh hidhur me hipokrizinë e skuthave "elitarë", trishtohem e gjuhën kyç pas dhëmbëve kur intoleranca vishet me kollare. Ky moment delikat zgjat pak ose shumë, por gjithsesi, jam e do mbetem adhurues i racës njerëzore e me gjithë marrëzitë e pafundme e të përsëritura të saj përsëri shpresoj e besoj te NJERIU, sepse nuk ka rrugë tjetër. Nga ky dialog e monolog njëkohësisht, nga kjo përpëlitje mes vijash, formash e ngjyrash që përfshin një pjesë të krijimtarisë së 10 viteve të fundit, jam rrekur të kuptoj thelbin e njeriut që kam përballë, jam munduar të gjej strukturën vizive përkatëse. Në fund të këtij procesi, atë çka ngelet nga produkti përfundimtar po e ndaj me ju.