Këtu planeti Tokë
A ia vlen vërtet? Është kjo pyetja e madhe që i bëjmë vetes kur si individë përballemi me një problem aq të madh sa ç‘është ngrohja globale. A ia vlen të bësh diçka? Nuk është e lehtë të japësh përgjigje. Nuk e di për ju, por për mua çasti më tronditës i dokumentarit mbi ngrohjen globale të Deivis Gugenheim "Një e vërtetë e sikletshme", nuk është ai ku Al Gor shpjegon përse jeta mbi Tokë, ashtu siç e njohim sot, është në rrezik. Për mua çasti më i keq vjen kur shfaqen titrat e mbylljes dhe Al Gor na kërkon të ndërrojmë llambat e ndriçimit. Është pikërisht ky çasti që më shtyn në dëshpërim: pesha e jashtëzakonshme e problemit që përshkruan Gor dhe përmasat minimale të asaj që na kërkon të bëjmë për ta anashkaluar.
Të ndërrosh një llambë normale me një tjetër me konsum të ulët duket një pikë ujë në det, por problemi nuk është vetëm ky. Le të supozojmë se unë bëj diçka, madje shumë, duke arritur të revolucionarizoj tërësisht jetën time: nis të shkoj në punë me biçikletë, mbjell një pemë, e ul sistemin ngrohës deri në atë pikë sa më duhet të sillem nëpër shtëpi i veshur me dy triko leshi, nuk i thaj rrobat me tharësen automatike, por i ndej në bahçe, e ndërroj makinën me një tjetër me motor hibrid, heq dorë nga mishi i viçit dhe blej vetëm prodhime lokale. Sa vlerë kanë të gjitha këto kur di që në anën tjetër të planetit gjendet binjaku im i keq? Në Shangai apo Çonging gjendet një banor i Tokës që për herë të parë ka blerë makinë, nuk ngopet së ngrëni biftekë dhe lëshon në atmosferë të gjitha gazrat e dëmshme të cilat unë i shmang falë sforcimeve? Përse unë duhet të sillem ndryshe?
Për të treguar sa i virtytshëm jam, do të thoni ju. I virtytshëm? Tani ky mbiemër, kur përdoret për të përshkruar përgjegjësinë personale ndaj ambientit, nxirret nga goja vetëm me tone ironike. Mund të duket e çuditshme, por në rast se veproj në formën e duhur për të ruajtur ambientin - si të blej një makinë hibride apo të ha vetëm produkte lokale - trajtohem nga të tjerët si idiot.
Por le të imagjinojnë sikur pavarësisht kësaj, unë të vazhdoj të veproj në mënyrën e duhur. Të shkosh në punë më këmbë dhe të hash vetëm produkte lokale shërben vërtet për të pakësuar dyoksidin e karbonit që lëshojmë në atmosferë? Sipas disa studiuesve, të shkosh në punë më këmbë, të shton oreksin dhe për pasojë na shtyn të hamë më shumë mish e të pimë më shumë qumësht. Në kompleks prodhojmë më shumë gazra të dëmshme se duke shkuar në punë me makinë. Disa studime të fundit kanë nxjerrë në pah se në kushte dhe raste të caktuara, produktet ushqimore të importuara nga vende të largëta, bie fjala nga Zelanda e Re, prodhojnë më pak gazra të dëmshme se ekuivalentet e tyre lokale. Është e vërtetë që mes autorëve të këtij studimi gjendej edhe një përfaqësues i industrisë agro-ushqimore të Zelandës së Re, por dyshimi gjithsesi ngrihet. Pastaj, të llogarisësh me saktësi sasitë e gazrave që lëshojmë në atmosferë është e vështirë. Duhen llogaritur jo vetëm kilometrat e bëra nga ushqimi për të mbërritur në pjatën time, por edhe nëse ka udhëtuar nëpër dete a në rrugë tokësore. Duhet mbajtur njëherësh parasysh edhe sa e gjelbër është Zelanda e Re.
Ndoshta më leverdis të blej mish importi në supermarket, të paktën deri në çastin kur ekspertët të kenë bërë me saktësi llogaritë.
Të mendosh ndryshe
Mund të rendisim një mijë arsye për të justifikuar plogështinë tonë në këtë aspekt, por më ngacmuesja është se gjithçka të bëjmë, është shumë pak dhe shumë e vogël. Ndryshimet klimaterike mbërritën shumë përpara se të nisnim të mendonim për to. Parashikimet që tridhjetë vjet më parë na kallnin datën, tani rezultojnë ndër më optimistet: shkrirja e akujve dhe rritja e temperaturave po verifikohet shumë më shpejt nga ç‘e parashikonin ekspertët. Ndërsa ne jemi këtu duke folur për bahçen e shtëpisë. Tamam kështu.
Në nivel individual, gjithçka mund të bëjmë tani për të ruajtur ambientin, duke ndryshuar stilin e jetesës është absolutisht e parëndësishme. Është vështirë të hidhet poshtë ajo që shkroi pak kohë më parë Maikëll Spekter në gazetën "The New Yorker": "Zgjedhjet vetjake, pavarësisht virtytshmërisë që bartin me vete, janë të pamjaftueshme. Lipsen ligje dhe shumë para". Sigurisht. Por duhet vërejtur se as ligjet e paratë nuk mjaftojnë. Duhen edhe shndërrime rrënjësore në mënyrat e jetesës.
Dhe thelbi është pikërisht ky: kriza e shkaktuar nga ndryshimet klimaterike është në pjesën më të madhe produkt i stileve të jetesës. Problemi i madh nuk është tjetër veçse shuma e shumë vendimeve të vogla të përditshme: pjesën më të madhe të tyre e marrim ne vetë (konsumet përbëjnë 70 për qind të ekonomisë sonë), ndërkohë që thuajse të gjitha të tjerat merren në emër të nevojave, dëshirave dhe preferencave tona.
Në rast se presim që të jenë ligjet apo teknologjia ato që do të na zgjidhin problemin e stilit të jetesës, do të thotë se në të vërtetë as që duam të ndryshojmë. Politikanët tanë e kanë kuptuar shumë mirë këtë, kështu që nuk do të vihen në lëvizje deri në çastin kur ne nuk do vendosim të ndryshojmë. Madje, të presësh që nga kjo bela të na shpëtojnë politikanët, ekspertët, ligjet, paratë e projektet gjigande, do të thotë të mendojmë pikërisht në atë rrugë që na ka futur në këtë telash. Vështirë të besohet se duke vazhduar ta besojmë këtë do të shpëtojmë.
30 vjet më parë, poeti dhe kultivuesi Uendell Berri, autor i librit "Manifesti i fshatarit të marrosur", e ka analizuar me shumë saktësi këtë mentalitet dhe e ka denoncuar pa dorashka. Sipas tij, kriza ambientale e viteve ‘70, kur ndryshimet klimaterike nuk kishin nisur ende të shfaqeshin, në thelb qe një krizë mënyre të sjelluri. Para së gjithash duhej të përballeshim me të pikërisht në këtë nivel: duke nisur nga vetja jonë. Berri nuk i honepste dot individët që u dhuronin para organizatave ambientaliste e më pas përdornin pa kurrfarë kriteri karburantet fosile në jetën e përditshme. Sipas tij, duhet të vëzhgonim me kujdes "atë që bënim dhe atë që thoshim". Kështu që pyetja "ia vlen të bëj diçka?" kthehej në detyrim moral: "në çastin që kuptojmë deri në ç‘masë jemi të përgjegjshëm për atë që ndodh duhet të zgjedhim: të vazhdojmë sikur asgjë nuk ka rëndësi, duke pranuar edhe pozicionin prej moskokëçarësi, apo të nisim të ndryshojmë diçka në mënyrën si mendojmë e jetojmë".
Që të gjithë të specializuar
Për Berrin, problemi bazë i qytetërimeve industriale, "sëmundja e vërtetë e epokës moderne" është specializimi. Shoqëria na përcakton një numër të kufizuar rolesh: kur punojmë jemi prodhues (të një diçkaje të vetme), ndërsa për pjesën tjetër jemi konsumatorë të shumë gjërave njëherësh, dhe rreth një herë në vit jemi qytetarë që votojmë. Praktikisht ia delegojmë të gjitha dëshirat dhe nevojat ndonjë lloj specialisti - atë çfarë hamë industrisë ushqimore, dëfrimin mjeteve të komunikimit publik, mbrojtjen e ambientit ambientalistëve, përqasjet politike politikanëve.
Siç kanë vërejtur Adam Smithi e të tjerët, kjo ndarje e punës na garanton shumë prej avantazheve të qytetërimit. Është specializimi që më mundëson qëndrimin përpara një kompjuteri e të shkruaj për ambientin. Por tamam kjo ndarje e punës na bën të harrojmë lidhjet mes veprimeve tona të përditshme dhe pasojave të tyre në botën reale, duke na bërë të mos e vrasim mendjen për centralin elektrik me qymyrguri që furnizon kompjuterët tanë, apo lumenjtë me ujë të kuq për shkak të derdhjes së mbeturinave nga industritë.
Sigurisht, ajo që e bëri të mundur këtë lloj specializimi, para së gjithash, ka qenë energjia me kosto të ulët. Karburantet fosile me kosto të ulëta na japin mundësi të paguajmë dikë shumë larg nesh për të kultivuar ushqimin që hamë, të na dëfrejë apo të na zgjidhë thuajse të gjitha problemet. Mendoni pak për gjithë ato gjëra që duhet të bëjmë vetë në rast se do të na mungonte energjia elektrike, mes të cilave edhe të dëfrehemi vetë. Por mendoni pak se si mungesa e papritur e korrentit na bën të ndjejmë shumë më tepër praninë e fqinjëve, të gjithë komunitetit ku bëjmë pjesë. Energjia me kosto të ulët na ka bërë të lëmë mënjanë komunitetin tonë, duke na lejuar të shesim specialitetin tonë shumë larg nga ku ndodhemi, ashtu edhe si të blejmë specialitetet e të tjerë në distanca po aq të largëta.
Thelbi është pikërisht ky: energjia me kosto të ulët, e cila prodhon ngrohjen globale, inkurajon atë mentalitet që na e bën të vështirë, në mos të pamundur, ndërhyrjen personale te ndryshimet klimaterike. Duke qenë edhe vetë specialistë, e kemi të lehtë të mendojmë se vetëm një ekspert, një ligj apo teknologji, është në gjendje të na i zgjidhë problemet e këtij lloji. Al Gor na kërkon të ndërrojmë llambën, pasi as që e mendon se mund të jemi të zotët të përfshihemi në diçka që kërkon më shumë përkushtim, si për shembull të kultivojmë vetë një pjesë të asaj që hamë. As edhe ne vetë nuk jemi në gjendje ta imagjinojmë, kështu që kryqëzojmë gishtërinjtë e flasim kuturu për etanol e energji nukleare.
Virusi i ndryshimeve
Të gjitha këto na kthejnë te pyetja që bëmë në fillim të artikullit, si edhe te një përgjigje e mundshme. Motivet për të mos bërë asgjë janë të shumta dhe në dukje bindëse, të paktën për kë ka mentalitetin e energjisë me kosto të ulët. Do të doja të sugjeroja disa motive për t‘i vendosur në anën tjetër të peshores.
Po të bëjmë diçka, u japim shembull të tjerëve. Nëse një numër i mjaftueshëm individësh do të nisnin të bënin diçka, secili do ndikonte te një numër njerëzish të tjerë dhe do shkaktohej një reaksion zinxhir. Tregu i produkteve biologjikë dhe të energjive alternative do të rritej. Shumë do të ndërgjegjësoheshin për problemin dhe ndoshta do ndryshonin edhe vetë. Do të lindnin detyrime të reja morale, si edhe tabu të reja: ndoshta njerëzit do të nisnin të mendonin se të blesh një fuoristradë, të hash biftekë një kilogramësh, apo të ndriçosh shtëpinë si të qe anije është sjellje e papërgjegjshme. Të mos zotërosh shumë gjëra ndoshta do të kthehej në modë. Dhe pionierët e stilit të ri të jetesës do gëzonin të drejtën t‘u kërkonin edhe të tjerëve - individëve, vendeve, industrive - të ndërronin mënyrë të sjelluri.
Në teori, të gjitha këto gjëra mund të ndodhnin, bëhet fjalë për një ndryshim shoqëror të tipit viral, pra jo linear dhe jo i parashikueshëm. Ku i dihet, virusi mund të mbërrijë edhe në Shangai dhe të infektojë edhe binjakun tim të keq. Ose do të ndodhë e kundërta dhe pas dy-tre vjetësh ambientalizmi do ketë dalë nga moda.
Të zgjedhësh të jetosh në mënyrë më ekologjike është veç një bast, as më shumë e as më pak. Por edhe pse shanset për të fituar mund të jenë të pakta, duhet ta pranojmë të tërë. Ndonjëherë duhet të veprojmë sikur veprimet tona të qenë në gjendje të shkaktonin ndryshime, edhe nëse nuk jemi të sigurtë për këtë. Në fund të fundit, është pikërisht kjo çfarë ndodhi në Çekosllovakinë apo Poloninë komuniste ku Haveli apo Adam Miçniku vendosën të hiqeshin "sikur" jetonin në një shoqëri të lirë. Ai bast pa gjasa për t‘u fituar krijoi një hapësirë të vogël; lirie, që me kalimin e kohës u përhap deri në çastin kur shkaktoi shkatërrimin e të gjithë bllokut lindor.
Sipas Havelit, përpara krizës ambientale njerëzit duhet të nisin të sillen "si të qenë të detyruar të jetonin mbi këtë tokë përjetësisht dhe një ditë t‘u duhej të hapnin sytë e të vërenin në ç‘gjendje e kishin çuar". Jam dakord, por do doja të sugjeroja diçka më pak abstrakte e shkurajuese: gjeni diçka në jetën tuaj që nuk ka të bëjë me shpenzimin apo votimet, e cila ndoshta nuk do trondisë dot botën me fuqinë e një virusi, por që të jetë reale dhe specifike (njëherësh edhe simbolike), dhe që, sido që të venë gjërat, të sjellë fryte. Mund të hiqni dorë nga ngrënia e mishit, që do ta ulte me një të katërtën sasinë e gazrave që lëshoni në hapësirë. Ose, për një ditë në javë qëndrojini larg çdo aktiviteti ekonomik: mos psonisni, mos dilni me makinë, mos ndizni asnjë pajisje elektronike.