Studentet, 26 mije per strehimin ne bujtina
Dhoma ne bujtinat e Qytetit Studenti edhe per kete vit do te kushtojne 26 mije leke. Tashme, drejtoria e Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.1, ka marre vendimin perfundimtar, duke lene te pandryshuar edhe kete vit tarifen vjetore qe do te paguajne studentet per strehim. Keshtu, studentet do te paguajne 25 mije leke per strehimin si dhe 1 mije leke si siguracion, i cili kthehet ne fund te vitit. Nderkohe qe studentet qe jane ne vitet e dyta dhe me radhe do te bejne njehere pagesen e dhomes ne llogarite bankare qe do te publikohen dhe me pas do te mund te akomodohen. Ne nje dhome te bujtinave ne kete qytet jetojne jo me shume se dy apo tre studente, nderkohe qe premtohet se kushtet do te jene me te mira dhe me te pershtatshme se ato te vitit te kaluar. Qytetit Studenti ka nje kapacitet per 6 800 studente dhe numeron 29 godina (17 godina per vajza), nga te cilat jane rikonstruktuar se fundmi gjashte prej tyre, me nje vlere 600 mije euro. Ne mjediset e ketij qyteti jane kryer investime edhe per shtrimin e rrugeve dhe zgjerimin e siperfaqeve te gjelbra deri ne 10.200 metra katrore. Edhe ne bujtinat ku kushtet nuk kane qene shume te mira, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve po i merr te gjitha masat qe gjithcka te jete ne rregull per pritjen sa me mire te studenteve.