Pekini, jo fort rehat perballe Rusise
Konflikti ruso-gjeorgjian e detyron Kinen te luaje nje rol te ekuilibruar, e ndare mes deshires se saj per sovranitet dhe shqetesimit per te mos u perballur me aleatin e saj rus, bene te ditur analistet.
Moska nuk arriti te siguroje nje mbeshtetje te hapur dhe masive te Pekinit, dje me rastin e mbledhjes se Organizates se Shangait per Bashkepunimin (OSC), ku perfshihen Rusia, Kina, Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Kirgizistani, pas njohjes se pavaresise se krahinave separatiste gjeorgjiane te Abkhazise dhe te Osetise se Jugut.
Sipas Valeri Niquet, drejtoreshe e qendres ''Asie'' te Institutit Francez per Marredheniet Nderkombetare(IFRI), ''Kina ndodhet perballe tentativave separatiste ne Tibet, Xinjiang dhe ne Tajvan dhe nuk mund te pranoje venien ne diskutim te integritetit territorial''.
''Qendrimi rus eshte i veshtire. Moska neperkemb pacenueshmerine e kufijve dhe i permbahet, cilado qofshin arsyet, parimit te se drejtes se popujve per te skicuar vete, qendrim percares per Pekinin, linjat e ndarjes me kampin perendimor'', tha ajo.
''Deri tani nje nga parimet kryesore te partneritetit te saj strategjik me Rusine ishte pikerisht qendrimi i perbashket ndaj pacenueshmerise se kufijve'', nenvizoi ajo.
Gjate mbledhjes se Keshillit te Sigurimit, kushtuar Gjeorgjise qe u zhvillua dje perfaqesuesi i Kines, i cili vihet zakonisht ne krah te Rusise, gjate zhvillimit te debateve nuk tha asnje fjale.
''Do te jete e veshtire qe Kina te denoje hapur Rusine, anetaren e perhershme te KS-se me te cilen ajo krijon shpeshhere bllok te perbashket diplomatik'', tha Francois Godement, drejtor i Qendres per Studimet Politike.
''Eshte e qarte se njohja e pavaresise se Abkhazise dhe te Osetise nga Rusia ka shqetesuar thelle Kinen dhe shtetet e Azise Qendrore. Kjo eshte e kunderta e stabilitetit, domethene e respektimit te pacenueshmerise se kufijve, perfshire edhe ato te trasheguar nga koha e stalinizmit'', tha ai.
''Nese Kina do te ndiqte kete rruge, qendrimi i saj zyrtar per njohjen e pavaresise do te ishte i papranueshem'', tha Paul Harris, profesor i shkencave politike ne universitetin e Lingnanas, ne Hong Kong.
''Nese nje projektrezolute do te perqendrohej tek ceshtja e sovranitetit, Kina do te radhitej me perendimoret'', tha Jean-Pierre, profesor i universitetit te Hong Kongut.
''Por, Kina do te beje te pamunduren per te shmangur paraqitjen e nje rezolute te tille ne KS, sepse ajo nuk do te deshironte te acaronte marredheniet me Rusine'' theksoi ai.
''Megjithate, nese Kina do te afrohej me Perendimin, kjo nuk do te ishte vecse nje marredhenie e perkohshme dhe jo nje distancim i zgjatur nga Moska'', nenvizoi Valeri Niquet.
AFP