Kufiri i xhiros per perfshirjen ne biznes te madh nuk ndryshon
Kufiri i biznesit te vogel nuk do te zbrese ne pese milione leke, por bizneset e vogla do te paguajne TVSH ne menyre me te thjeshtuar. Lajmin e ka bere publik dje vete kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka pohuar se nuk do te pranoje miratimin e projektvendimit te Ministrise se Financave, per uljen e pragut te perfshirjes ne biznes te madh me 5 milione leke xhiro ne vit. Kufiri i perfshirjes ne biznes te vogel ka qene 8 milione dhe do te mbetet 8 milione, garantoi kryeministri. "Pas disa konsultimeve te gjera, ne menyre qe te mos krijohet asnje lloj konfuzioni dhe asnje lloj spekulimi, pragu i biznesit te vogel mbetet deri ne 8 milione leke qarkullimi vjetor. Ne po shqyrtonim dy variantet dhe njeri ishte qe t'ua kompensonim ne diferencen e taksave bashkive, por meqenese vendosem te mos levizim kufirin e biznesit te vogel, atehere ne raport me bashkite dhe komunat, situata mbetet pa asnje ndryshim",-tha kryeministri. Por kryeministri ka pohuar nga ana tjeter se ne menyre qe te mbrohet biznesi i vogel, te luftohet evazioni, TVSH-ja do te zbrese per te gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milione leke. "Por edhe ketu do te kete nje dallim, ne rast se biznesit te madh i kerkohet nje rigorozitet i permuajshem ne te gjitha llogaritjet dhe librat, atehere ketij biznesi, i cili eshte serish i vogel, por qe TVSH-ja do te perfshije te gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milione, do t'u kerkohet dicka me e thjeshtuar. Perndryshe, evazioni nuk mund te luftohet",-tha Berisha ne takim me deputetet e mazhorances. Nga ana tjeter sipas kryeministrit, cdo biznes i cili gjykon se, autoriteti tatimor ka arbitraritet ne percaktimin dhe ne perzgjedhjen e tij per TVSH-ne, eshte i ftuar te paraqitet dhe te ankimoje prane autoritetit Tatimor prane zevendesministrit, prane ministrit e deri tek kryeministri ne telefonin e tij te hapur per mesazhe. "Pergjigjen, biznesi qe do te ankohet se autoriteti Tatimor ka qendrim arbitrar ne vleresimin e tij, do ta marre 5-7 diteve. Une kam besim te madh se me keto masa ne jo vetem qe nuk kemi cenuar, por kemi mbeshtetur fuqishem bizneset nga 5 milione e siper te fitojne automatikisht te drejten e rimbursimit te TVSH-se, te drejte qe nuk e kane tani", tha kryeministri. Ai tha se, per te gjitha blerjet e tyre, TVSh-ja tani do t'i rimbursohet biznesit te vogel. "Me keto modifikime, besoj se i kemi dhene nje mbeshtetje te re te fuqishme biznesit te vogel. Dua te theksoj ketu se lufta kunder informalitetit eshte "leva e Arkimedit" per te garantuar dhe per te zgjeruar lirite ekonomike. Pa kete lufte, nuk ka liri te vertete, ka liri te cunguar ndaj dhe ne jemi te vendosur qe te bejme cdo perpjeke se pa lufte kunder informalitetit, nuk ka konkurrence te ndershme" njoftoi Kryeministri.