E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat turistike, tani ne pronesi

Te gjithe ata banore qe kane ne perdorim ferma, ne baze te ligjit 7501 ne zonat turistike, do te kene mundesi tashme te marrin pronesine e tyre. Kryeministri Sali Berisha, tha dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, se ne seancen e se merkures do te diskutohet nje amendament per ligjin ne zonat turistike, ku banoret qe kane mbetur duarbosh pa tokat qe kishin ferma, te marrin nje vleresim. "Komisioni propozon qe dhenia e tokes te kete nje lloj proporcionimi per fryme te familjes. Dhe e kane propozuar nga 300 m2, minimumi deri ne 750 m2 ne varesi te frymeve te familjes. Une jam dakord me kete koncept. Pak a shume mund te shkoje me teper, por une e vleresoj kete nderhyrje", u shpreh dje kreu i qeverise. Sipas tij, kjo nderhyrje behet ne kuader te reformave te premtuara dhe per kompletimin e reformes se pronesise. Nga ana tjeter, kreu i qeverise, komentoi edhe dosjet e shumta te pronareve, qe do te shqyrtohen se shpejti nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Tirane. Duke qene se agjencite e tjera ne qarqet e vendit, nuk do te funksionojne, nga dita e merkure agjencia ne Tirane, do te mandatohet te nise shqyrtim e te gjitha ankesave te depozituara para dates te skadimit te paraqitjes se tyre. "Kane qene rreth 40 mije ankesa, tani kane ngelur rreth 8 mije. Eshte bere pune voluminoze, por edhe keto 8 mije, do te kerkojne ripershtatjen e Agjencise Kombetare te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ne perputhje me kete vellim te madh pune dhe qeveria sigurisht do te shqyrtoje mundesine e nje strukture te re per agjencine, per te pasur te gjithe ekipin dhe burimet e mjaftueshme njerezore per t'iu pergjigjur sa me shpejt shqyrtimit te 8100 dosjeve qe jane pa u shqyrtuar", theksoi kryeministri. Ndaj sipas tij, seanca e fundit plenare per kete sesion te Parlamentit, e cila do te zhvillohet diten e merkure, do te jete ne kuader te realizimit te reformave. Pavaresisht bojkotit me shume se tre mujor te opozites, kryeministri pergezoi deputetet e djathte per kontributin e dhene keto muaj dhe miratimin e ligjeve te rendesishme. Sipas tij, qeveria shume shpejt, sapo te mbushi edhe 100 ditet e saj, do te beje transparencen e punes se bere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›