Studime Evropiane, nisin masterat e nivelit te dyte
Universiteti i Tiranes ka hapur aplikimet per masterat e nivelit te dyte ne studime evropiane ne profilet Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane, Politika dhe Qeverisja ne Evrope si dhe Diplomacia dhe Marredheniet Nderkombetare te BE-se.
Kriteret
Te gjithe ata te interesuar, te cilet deshirojne te vazhdojne studimet ne nje prej degeve te lartpermendura, duhet qe fillimisht te plotesojne nje sere kriteresh dhe me pas dokumentacionin. Nje nder kriteret baze eshte perfundimi i universitetit dhe zoterimi i nje diplome te nivelit te dyte ose te integruar ne fushat e shkences sociale, Jurisprudence, Ekonomi, Histori, Filologji. Nderkohe qe kjo diplome duhet te jete perfunduar me nje mesatare jo me pak se nota 8, nderkohe qe gjuha angleze duhet te jete e mbrojtur me diplome. Nder kriteret e rendesishem eshte edhe marrja e rekomandimit nga dy persona, te cilet i njohin aftesite dhe kandidatit i cili konkurron per masterat e nivelit te dyte ne studime evropiane. Por e rendesishme eshte se njeri nga rekomanduesit, duhet te zoteroje nje titull ose grade shkencore te nje institucioni te arsimit te larte. Por edhe vendi i punes, ku kandidati eshte i punesuar ka nje rol te rendesishem, pasi duhet te lejoje levizjen e personit duke dhene leje per te kryer keto studime.
Dokumentacioni
Pervec kritereve, kandidatet duhet te plotesojne edhe dosjen e tyre me dokumentacionin perkates. Kjo dosje duhet te dorezohet prane Institutit te studimeve evropiane deri ne daten 9 janar 2010, prane fakultetit te Histori filologjise. Per sa i perket regjistrimit cdo kandidat duhet te beje nje pagese prej 2.500 lekesh dhe fletepagesa duhet te vendoset ne dosje. Ne rast se disa prej kandidateve i kane dorezuar dosjet e tyre edhe me heret ato do te jene te vlefshme per te hyre ne konkurs, nese plotesojne te gjitha kriteret dhe dokumentet e kerkuara. Nderkohe qe ne dosje duhet te jete formulari i aplikimit, certifikate lindjeje me fotografi ose fotokopje e noterizuar e leternjoftimit elektronik, biografi profesionale, fotokopje e noterizuar e diplomes universitare e shoqeruar me listen e notave. Po keshtu kandidati duhet te dorezoje te gjithe diplomat dhe certifikatat per kualifikimet e ndryshme qe ka kryer, si dhe ato te gjuhes se huaj. E rendesishme ne kete dosje eshte edhe lista e botimeve qe ka kryer si dhe tri fotografi.
Dokumentacioni i pranimit
Formulari i plotesuar i aplikimit.
Certifikate lindjeje me fotografi ose fotokopje e noterizuar e leternjoftimit elektronik.
Biografi profesionale.
Fotokopje e noterizuar e diplomes universitare e shoqeruar me listen e
notave.
Fotokopje e noterizuar e diplomave ose e certifikatave te kurseve te kryera per kualifikime te ndryshme pasuniversitare.
Fotokopje e noterizuar e deshmise se zoterimit te gjuhes angleze (deshmi e provimit e leshuar nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja i Universitetit te Tiranes, TOEFL ose Cambridge IELTS, CPE, CAE).
Liste botimesh e shoqeruar me fotokopje te kopertinave te botimeve ose te abstrakteve te tyre.
Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur ne zarf dhe e firmosur nga
rekomanduesi.
Leje nga titullari i institucionit per ndjekjen e studimeve pasuniversitare.
Tri fotografi me format pasaporte.
Fletepagesa e takses se regjistrimit per konkurrim; tarifa e regjistrimit eshte 2.500 leke e detyrueshme per te gjithe aplikantet.
Kriteret e pranimit
Te zoterojne nje diplome universitare DND ose DNID te leshuar nga nje universitet brenda ose jashte vendit,(ekuivalentuar nga MASH) ne nje nga fushat: shkenca sociale, jurisprudence, ekonomi, histori, filologji.
Te kene note mesatare te studimeve universitare 8 e lart.
Te zoterojne gjuhen angleze [diplome e UT , TOEFL 550/213 pike, IELTS (International English Language Testing System) 6.5, CPE- Cambridge Certificate of Proficiency in English "C", CAE- Cambridge Certificate of Advanced English "C"]. Preferohet zoterimi edhe i nje tjeter gjuhe perendimore.
Te jene te rekomanduar nga dy persona qe i njohin aftesite akademike, profesionale dhe kerkimore te kandidatit. Njeri nga rekomanduesit duhet te zoteroje nje titull ose grade shkencore te nje institucioni te arsimit te larte.
Te kene lejen per vazhdimin e studimeve nga titullari i institucionit ku punojne, (nese jane te punesuar).